Genta dhe Françeska nisin të bisedojnë teksa janë në sauna. Ato flasin e komentojnë për banorët si dhe për nominimet.Françeska e pyet Gentën në lidhje me sjelljen e Gertës ndaj saj. Kjo e fundit i përgjigjet se ajo ka ndryshuar që nga momenti që është future në shtëpi dhe se po luan. Françeska i kërkon Gentës një mendim se nëse Gerta i është afruar asaj për lojë por ajo nuk ka një përgjigje të qartë për këtë. Megjithatë Genta u shpreh se ishte Gerta ajo që bëri hapin e parë në marrëdhënien e tyre. Më pas banoret flasin për konkurrentët e tjerë e Françeska thotë se Erioni ka marrë superxhiro pasi vetëm ngre zërin.Gjithashtu ajo thotë se Liami është çuditur nga vendimi i Ermalit për t’a nominuar. Sipas Françeskës banorët më të rrezikuar për të dalë këtë javë nga shtëpia janë Dritani dhe Gerta.(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com









