Genta, Françeska, Meti dhe Klaudja dhe Arbri shkojnë në dhomën e gjumit dhe bisedojnë të shtrirë nëpër krevatet përkatës. Françeska mendon se si do të jetë dalja e saj nga shtëpia dhe momenti kur do t’i duhet që të flasë me të atin për marrëdhënien e saj me Ermalin. “Sa zor që më vjen t’i them babit”, shprehet Françeska. “Pse tani e more vesh ti këtë gjë?”, i thotë Genta duke qeshur. Françeska e mendon si më të vështirë tani që e ka provuar se është e lidhur me Ermalin.
Më pas të gjithë banorët shkojnë në dhomën e gjumit dhe fillojnë të diskutojnë për cigaret. Ata i ngrenë krevatet një edhe nga një, për të parë se mund t’i ketë rënë ndonjë pa dashje, por nuk gjejnë asnjë cigare tjetër.(xh.k/shqiptarja.com)