BB5-Graciano-Ermalit: “Pranoje që të
 duhet Genta në grup”

BB5-Graciano-Ermalit: “Pranoje që të<br /> duhet Genta në grup”
Vazhdojnë zhvillmet në shtëpinë e Big Brother. Ermali, Erioni dhe Graciano kanë qëndruar në oborr ku kanë biseduar për ndarjen e grupeve dhe për nomininet. Ermali u shpreh për grupin e Liamit duke thënë se ata dhe kur hanë mëngjes ulen të katërt bashkë.Ndërkohë që Erioni ka shtuar se me ta është bashkuar edhe Genta, por Ermali i përgjigjet se nuk përbënte problem. Ndërkohë Graciano ka shtuar se Ermali duhet të tregohet i sinqertë e të pranojë që i prishen llogaritë në qoftë se Genta largohet nga grupi. Ermali e kundërshton këtë fakt duke thënë se më e keqja që mund të ndodh është të dalë në nominim me Françeskën. Më pas Graciano thotë që ky do të ishte problem për të, pasi mund të largohet Françeska dhe Ermali thekson për veten se dhe po të dalë në nominim me banorët e tjerë nuk e ka problem. Erioni shton se nuk ka përse të bëhet problem kjo gjë e Graciano i thotë se djemtë po shtiren që po hiqen me kaq indiferentizëm. Në oborr vijnë edhe banorët e tjerë ndërkohë që Liami dhe Tani nisin të flasin për planet pasi të mbarojë Big Brother. Më pas Françeska sapo afrohet në oborr, debaton me Gracianon për cigaret duke i thënë se nuk e duron dot tymin që në mëngjes dhe kështu i kërkon të largohet . Graciano më pas largohet, e Erioni qesh, ndërsa Françeska thotë se shakatë e Gracianos, vetëm Erionin e bëjnë për të qeshur.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot