BB5:Grandiola lë shtëpinë
Babai i Françekës surprizë Ermalit

BB5:Grandiola lë shtëpinë <br />Babai i Françekës surprizë Ermalit
Grandiola , konkurrentja nga Tirana ka qenë banorja, e cila ka lenë shtëpinë me të famshme në Shqipëri. Grandiola ishte një nga banoret, e cila rezultoi të ishte më pak e votuar nga publiku shqiptar, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh prej 100 milion lekësh. Më herët “Vëllai i Madh”, i kishte rezervuar asaj edhe një surprizë. Vëllai i Grandiolës, I kishte dërguar asaj një letër, ku I thoshte se ndihej krenarë për të dhe se ajo ishte një nga gjërat e tij më të shtrenjta. Përveç vëllait Grandiolës i kishin ardhur edhe dy letra të tjera, njëra nga babai dhe një tjetër letër, nga ish i dashuri i saj, Davide. Por “Vëllai i Madh” e vuri atë përballë dy zgjedhjesh, të lexonte atë të babait apo letrën e ish të dashurit, dhe ajo zgjodhi të lexonte atë të babait, i cili e inkurajonte të vazhdonte përpara. Arbana thyen rregullat e spektaklit dhe e lexon edhe letrën e Davides. Ai thoshte në letrën e tij se, Grandiola ishte një vajzë speciale, dhe që meritonte më të mirat e botës. Ndërkaq loja ka vazhduar për tre banorët e tjerë të BB, Gertën, Dritanin dhe Gracianon. Opinionisti Arjan Konomi, u shpreh se kjo ishte një gjë që pritej. Sipas tij, publiku ia dhe mundësinë Grandiolës të qëndronte në BB, por ajo nuk arriti të shfaqte veten e saj në Big Brother. Java e kaluar ka qenë e ngjeshur me debate dhe konfrontime në shtëpinë e BB. Në shtëpi është krijuar një trekëndësh i fortë mes Gertës, Liamit e Arbrit. Këtij trekëndëshi i është shtuar tashmë dhe Tani. Nga ana tjetër janë, Françeska, Ermali, Erioni, Genta e Graciano, i cili me gjithë përpjekjet për të luftuar vetëm, i është bashkuar grupit. Liami, Gerta e Arbri pohojnë se janë grup, por Arbri distancohet e thotë se kanë përputhje mendimesh e jo domosdoshmërisht mund të quhen grup. Duke u ndalur tek grup i Liamit, Ermali tha se, “më pëlqen kur Gerta thotë jemi grup. Janë dy të rinj dhe dy të vjetër, njëlloj si ajo loja e futbollit, ku të rinjtë mbështeten tek të vjetërit”. Ndërkaq Gerta kundërpërgjigjet dhe thotë se ata, ndihen mirë me njëritjetrin. Një tjetër surprizë e rezervuar për banorët ishte edhe futja në shtëpi e katër qenëve, dhe përkatësisht e qenit të Françeskës, Liamit, Erionit dhe Dritanit. Qentë e banorëve do t’u bëjnë atyre disa ditë shoqëri, duke ndryshuar sadopak atmosferën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Një tjetër moment i bukur i spektaklit, ishte edhe surpriza që iu bë Ermalit dhe Françeskës. Në fillim u shfaq një klip ku Ermali, tregonte sesa e veçantë ishte Françeska për të. Më pas Françeska foli me babanë e saj Dhimitraqin, ai i tha se ishte i lumtur për të. Babai i Françeskës u takua edhe me Ermalin, ai u uroi për lojën e tij në BB. Ndërsa Ermali u shpreh se ai duhet të ndihej krenarë për Françeskën. Në të njëjtën kohë ai i tha se do të vazhdonte me Franceskën, sepse ndihej i lumtur me të. Gjatë spektaklit u hap gjithashtu edhe një televotim, për të parë se cili ishte një nga banorët më të preferuar të publikut shqiptar. Ky televotim do të ndikonte shumë edhe në mënyrën e nominimeve të banorëve të BB5.(xh.k/shqiptarja.com)



  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari