BB5, Klaudia braktis garën
“Do iki, nuk duroj dot më”

BB5, Klaudia braktis garën<br />“Do iki, nuk duroj dot më”
TIRANË – Një muaj pasi u bë pjesë e realit – shoë “Big Brother”, Klaudia vendosi të braktisë garën. Pas një jave të tensionuar dhe me shumë debate me banorët e tjerë, mbrëmjen e së shtunës, pak minuta pasi ka nisur spektakli, Klaudia ka sqaruar për organizatorët dhe opinionin publik se nuk ndjehet më komode në shtëpi dhe ka patur disa momente të luhatjeve të humorit, shkaqet e të cilave ajo nuk i ka shpjeguar.
“Nuk di se cfarë po më ndodh”, ka thënë konkurrentja, e cila këtë javë nuk ishte nominuar për shkak se ishte e mbrojtur nga ky veprim.
Madje, vajza nga Tirana, menaxhere në disa prej lokaleve më me zë të kryeqytetit ka mohuar fakti se refuzimi i dashurisë së saj nga Erioni, mund të ketë qenë një prej arsyeve që e shtynë të dilte.
Pasi ka këmbëngulur se ajo është tjetërsuar ditët e fundit, Klaudia i është përgjigjur pyetjes së Arbana Osmanit, nëse donte të dilte: Po, dua të dal sot.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri