BB5- Klaudja Veseli: Nuk dua të zhgënjehem nga Erioni

BB5- Klaudja Veseli: Nuk dua të zhgënjehem nga Erioni
Ishte një nga banoret më aktive brenda shtëpisë së Big Brother, por u ezaurua shumë shpejt. Klaudja Veseli, 24 vjecarja nga Tirana, do ta linte përgjysëm eksperiencën e saj në BB, duke pohuar se ndihej e lodhur psikologjikisht. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, Klaudja flet për eksperiencën në këtë reality show, si dhe për marrëdhënien e saj me Erionin. Ajo pohon se, nuk ka pasur një lidhje mes tyre brenda shtëpisë dhe se Erioni është një nga miqtë e saj më të mirë. “Se çfarë do të ndodhë kur të dal Erioni nga BB unë këtë nuk jam në gjendje ta parashikojë, por unë vazhdojë ta kem mik”, thotë Klaudja. Ajo ka shprehur gjithashtu pakënaqësinë edhe për mesazhet që prezantuesja Albana Osmani lexoi në Fan Club. Në to përmblidhej një bashkëbisedim mes saj dhe ish të dashurës së Erionit, e cila pak kohë më pare ka folur në media për miqësinë me Klaudjan, përpara se ajo të hynte në Big Brother. “Personi që ka folur në media i ka bërë reklamë të keqe vetes jo mua, ndërsa mesazhet që lexoi Albana nuk ishin të miat, nuk e di kush i ka sjellë sinqerisht ndihem e neveritur”, ka pohuar Klaudja.


Klaudja, pse e latë përgjysëm eksperiencën tuaj në BB?

E lashë përgjysëm sepse nuk mundesha më nga ana psikologjike. Mendoj që bëra shumë mirë sepse tani ndihem rehat dhe jam shumë e qetë.

Kështu jeni ndjerë që në momentin kur u futët në BB?

Fillimi nuk ishte stresues, përkundrazi ishtë shumë mirë. Këto 2 javët e fundit u bën shumë stresuese, për shkak të mungesës së ushqimit dhe cigareve.

Jeni një konsumuese e rregullt e duhanit?

Është theksuar shumë kjo çështja e cigares, dhe nuk më pëlqen të flas më tepër unë jam thjesht një konsumuese si gjithë të tjerat, dhe asgjë më shumë.

Atëherë përse dolët?

Sepse i përmenda dhe pak më sipër ishte stresi i akumuluar, mungesa e ushqimit, sëmundja që kalova brenda shtëpsië, por edhe monotonia e përditshme.

E kishit ndjekur më përpara Big Brother?

E kisha ndjekur pak, më tepër kisha ndjekur Grande Fratellon, por vetëm kur e përjeton një eksperiencë të tillë e kupton sesa e vështirë është ajo. Duhet të jesh goxha e fortë për ta përballuar. Unë jam njeri i fortë dhe akoma nuk e kuptuar pse nuk e përballova dot këtë lojë.

E ndjek tani që jeni jashtë?

I ndjek dhe duket shumë qetësi. Dëgjova Edgarin të bisedonte me Gentën dhe i thoshte tani që iku Klaudja kemi rënë shumë qetësi.

Si të duket kjo bisedë mes tyre?

Më vjen mirë që i dëgjova këto komente, sepse paskam bërë diçka aty brenda, qoftë pozitive qoftë negative.

Keni deklaruar që do të nxirrnit të gjithë jashtë pastaj do të dilnit vet, por në fakt ndodhi e kundërta?

(Qesh), Ajo ishte një lojë. Ishte diçka në sensin e humorit për ti bërë banorët të reagonin pak më shumë.

Ju kemi parë të sulmonit shumë femrat brenda shtëpisë, ishte kjo një strategji loje?

Jo aspak nuk kam ndjekur një strategji loje. Njerëzit që më kanë ndejtur më afër brenda shtëpisë kanë qënë Erioni dhe Ermira. Ata ishin të vetmit miq që unë kam krijuar brenda Big Brother.

Pse u sollët në mënyrë pak të ashpër?

U solla në këtë mënyrë sepse banorët e shtëpisë, mbas disa javësh qëndrimi më sulmuan, dhe unë iu përgjigja me të njëjtën mënyrë.

Pse mendoni që ju kanë sulmuar?

Nuk e di mbase ngaqë më shikonin si një konkurrente të fortë.

Cili ka qënë banori që nuk ju pëlqeu fare?

Anila ka qënë personi më antipatik aty brenda. Jemi dy persona totalisht të ndryshme nga njëra-tjetra. Nuk do të mund të bëhemi kurrë shoqe.

Një tjetër nga femrat që keni sulmuar ka qënë Doloreza, çfarë mund të thoni për të?

Doloreza hyri fantazëm dhe doli fantazëm. Madje edhe epiteti “laraskë” që më vuri nuk i funksionoi.

Jeni takuar me të?

U takuam natën e spektaklit. Doloreza më tha që nuk duhet të mbanin inat sepse ishte thjesht një lojë, por unë dhe ajo nuk mund të jemi shoqe. Anila dhe Doloreza ishin dy persona që e konsideronin veten, si njerëz me nivel shumë të lartë sidomos Doloreza, por në fakt mua nuk më treguan asgjë.

Debate keni patur edhe me Liamin e Ermalin, i shikoni si dy personazhe të fortë?

I shoh padiskutim të dy në finale, vetëm se Liami duhet ta fitojë. Ndërsa të tjerët mendojë që nuk dinë të luajnë.

Pse mendoni që do ta fitojë Liami këtë edicion të pestë të Big Brother Albania?

Sepse Liami di të bëj strategji, di të bëj debate, ironi, të luajë gjë të cilën unë nuk e bëja dot. Fati i tij i mirë ishte që ai i kishte të gjithë banorët më të vegjël se vetja e tij, përveç Edgarit.

Po Edgari si një nga konkurrentët më të mëdhenj, brenda shtëpisë si ju duket?

Në fillim u afrova shumë me Edgarin, dhe vura re që sa herë që flisnim vetëm për kuptoheshim, por nuk më pëlqente loja që Edi bënte pas krahëve të mi. Një tjetër gjë që nuk më pëlqen është fakti që ai e konsideron veten shumë të zgjuar, këtë gjë duhet t’ia lë njerëzve në dorë jo ta thotë ai për veten e tij.

Thatë pak më parë që Erioni dhe Ermira ishin dy nga njerëzit që i keni pasur më afër, do të jenë të tillë edhe kur të dalin jashtë shtëpisë?

Erioni ishte dhe është njeriu më i çiltër brenda shtëpisë së Big Brother, ndërsa Ermira është një nga femrat më me bagazh aty brenda. Ata do të jenë dy nga miqtë e mi më të mirë.

Erioni do të jetë miku juaj apo diçka më shumë kur dhe ai të dal nga BB?

Se çfarë do të ndodhë kur të dal unë këtë nuk jam në gjendje ta parashikojë. Unë vazhdojë ta kem mik ndërsa të tjerat mbeten për t’u parë.

Ju vet do donit të kishte diçka më shumë mes jush?

Unë nuk parashikojë asgjë. Nuk dua që Erioni të ketë bërë lojë me mua brenda shtëpisë, nuk dua të më zhgënjejë si njeri dhe kaq.

Cfarë mund të më thoni për të dashurën e Erionit, e cila është shoqja juaj. Jeni takuar me të pasi dolët, i keni sqaruar gjithccka që ka thënë për ju?

Personi që ka folur në media i ka bërë reklamë të keqe vetes jo mua.. Për të tjerat nuk dua të flas.

Si qëndron e vërteta e mesazheve që Albana lexoi në Fan Club?

Mesazhet që lexoi Albana nuk ishin të miat, nuk e di kush i ka sjellë sinqerisht ndihem e neveritur nga ato mesazhe.

E njihnit Erionin jashtë BB?

E njihja vetëm si fytyrë por nuk kemi folur asnjëherë.

Ku e keni parë?

Jemi parë nëpër lokalet e Tiranës. Këtë gjë ne e kemi thënë edhe brenda shtëpisë.

Si u ndjetë kur Erioni foli për ish të dashurën e tij në Greqi?

Në vija të përgjithshme isha në dijeni të asaj historie, por nuk kam pasur ndonjë ndjesi të veçantë, sepse Erionin aty brenda e shihja si gjithë konkurrentët e tjerë.

Ka patur një puthje mes jush?

Puthja është bërë për lojën. Nëse ne do të donim që kjo puthje të ndodhte më parë mes nesh ajo do të kishte ndodhur, por në fakt ne nuk donim që të ndodhte kështu.

Pse nuk u lidhët brenda shtëpisë, kur pëlqen një njeri nuk ka rëndësi nëse lidhesh brenda apo jashtë?

Unë kam deklaruar që Erioni më pëlqen si njeri dhe jo si mashkull. Nuk kisha zgjedhur atë strategji loje, për respekt të familjes dhe të vetes time në radhë të parë.

Po për lidhjet e tjera brenda shtëpisë ç’mendim keni?

Lidhja mes Ermalit dhe Francceskës më duket lojë, ndërsa Graciano me Lorin no comment.

Me çfarë po merreni aktualisht?

Aktualisht po relaksohem, po shijojë lirinë. Se cfarë do të ndodhë më vonë nuk e di.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë!

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë!