BB5-Klaudjas i humbet durimi: Dua të dal

BB5-Klaudjas i humbet durimi: Dua të dal
Disa ditë pa cigare dhe një zënke mes Erionit kanë bërë që konkurrentja e Big Brother Albania 5, Klaudja të acarohet me të gjithë banorët e shtëpisë si dhe të deklarojë se do të dal nga shtëpia. Klaudja nxehet me Erionin dhe fillon që të bërtasë dhe ta ofendojë atë dhe banorët e tjerë që ndodhen në dhomën e ndenjes. Duke ndenjur në dhomën e ndenjes ai e godet me shapkë Klaudjan për lojë, por ajo acarohet më shumë dhe fillon që ta ofendojë Erionin. Në momentin që ajo ofendon Erionin, ai ia kthen me ironi dhe qetësi dhe banorët e tjerë qeshin me situatën mes atyre të dyve. Në këtë moment Klaudja shpërthen në ofendime të rënda për të gjithë banorët, duke thënë "këtu jetoj me kafshë, me copa mishi që ecin nëpër shtëpi". Ka mjaftuar kjo fjalë e Klaudjas që banorët e tjerë të acarohen dhe një e nga një futen të gjithë në debat me të. Anila thotë se ajo nuk do të tolerojë asnjeri që ta ofendojë dhe fillon që t'i kërkojë Klaudjes që të mos ofendojë më, por Klaudja i përgjigjet "do të ofendoj se sa të dua". Anila e acaruar i thotë Klaudjës "mos ofendo më se nëse vazhdon kështu shapka herës tjetër do të të bjerë kokës". Klaudja debaton edhe me Françeskën të cilës i thotë se ajo flet me kamerat dhe nuk është active në shtëpi. e ndërsa Klaudja vazhdon ofendimet me të bërtitura të mëdha, Françeska i thotë me qetësi "je ti ajo që ke ardhur të flisje me mua, pse erdhe kur e di që unë flas me kamerat". Anila dhe Françeska akuzojnë Klaudjën se nuk di të bëjë asgjë. "ti s'di as të ndezësh lavatriçen, asnjë punë s'di të bësh, as një supë për vete nuk di të bësh, kështu që s'mund t'u thuash këtyre njerëzve se s'dinë të bëjnë asgjë". Kjo sjellje e Klaudjas është komentuar edhe në rrjetin social Facebook. Ka qënë opinionisti i Fan Club, Olti Curri, ai që ka komentuar këtë sjellje të saj. "Klaudja pasi ndërroi Erionin me një cigare Slims, po bëhet gati ta tymosë. I ka ardhur oferta që të bëhet zëri zyrtar i Sahatit të Tironës, që të zgjojë kryeqytetin çdo mëngjes, por nuk dihet ende, a do ta pranojë", ka thënë në mënyrë ironike Curri i mbështetur edhe nga shumë ndjekës të tij në Facebook. Pas zënkës mes njëri tjetrit Erioni dhe Klaudja dalin në oborr, dhe sqarohen për zënkën që kanë pasur. Erioni i thotë se e qëlloi Klaudjan me shaka por asaj nuk i ka pëlqyer ky veprim i tij. "Nuk është shaka ajo, nuk duhej që ta bëje", i tha Klaudja. Erioni i kërkon që të qetësohet dhe të mundohet që të mos nervozohet për gjithçka ."Është bërë situate shumë keq dhe nuk rri dot kot", shprehet Klaudja. Ai i kujton se ajo ia ka dalë për kaq kohë dhe se mund t'ia dalë edhe për më gjatë. Erioni mendon se Klaudja po ndihet keq nga mungesa e cigares dhe e ushqimit, por i kujton se kjo situatë nuk do të zgjasë përgjithmonë. Ai e përqafon, duke i thënë se ajo duhet të mundohet që ta kalojë këtë situatë. Klaudja kërkon që të bëjë gati valixhen, duke thënë se është e bindur për atë që kërkon të bëjë. "Këtu është llum", shprehet Klaudja. (xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut