BB5-Liami dhe Dritani: Qentë s’po ushqehen mjaftueshëm

BB5-Liami dhe Dritani: Qentë s’po ushqehen mjaftueshëm
Katër qentë e banorëve, të cilët janë bërë që prej së shtunës ,pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, i kanë shqetësuar shumë banorët për mënyrën e ushqimit. Liami del në kopsht e fillon të argëtohet me qentë e pas tij edhe Tani, i cli shijon rrezet e diellit. Ndërsa Ermali shkon në kuzhinë dhe merret me larjen e enëve dhe pastrimin e kuzhinës. Më vonë Ermali shkon në dhomën e gjumit e fillon të përkëdhelë e të puthë Françeskën, për ta zgjuar. Liami dhe Dritani fillojnë që të diskutojnë për qentë e tyre dhe thonë se janë të shqetësuar, pasi nuk hanë ushqimin brenda shtëpisë. "Vetëm pi ujë", thotë i shqetësuar Liami. Tani mendon se qeni i Liamit mund të jetë mërzitur brenda shtëpisë. "100 për qind", thotë i sigurt Liami. Tani thotë se edhe qeni i tij nuk po ushqehet mjaftueshëm brenda shtëpisë se Big Brother. Genta rri afër djemëve, ndërsa merr rreze dielli dhe fillon të flasë me ta, për sa i përket shqetësimit që po ndiejnë për qentë. Ajo mendon se mund të ketë ndikuar ndërrimi i ushqimit, por Tani thotë se qeni i tij është mësuar që të ushqehet me të gjitha.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot