BB5-Lorena: “Seks në BB,
familja s`më paragjykoi”

BB5-Lorena: “Seks në BB, <br />familja s`më paragjykoi”
Vetëm 5-javë ka qëndruar brenda shtëpisë së Big Brother, Lorena 20-vjeçarja me origjinë nga Korça. Megjithatë edhe pse në pak kohë ajo bëri që të flitej për të si dhe të kishte vëmendje mediatike, sidomos pas lidhjes me një nga banorët e shtëpisë më të ndjekur Graciano. Hyrja e saj në Big Brother kishte për qëllim fitimin e çmimit të madh për të shkolluar motrat e saj më të vogla jashtë shtetit, por ndonëse nuk e arriti këtë qëllim, ajo shprehet krenare për eksperiencën e kaluar në BB. Në një intervistë të dhënë për suplementin THASH&THEM, Lorena rrëfen për momentet e kaluara në shtëpi, për debatet me banorët, lidhjen e saj me Gracianon dhe aspiratat tashmë që është jashtë saj .Gjithashtu vajza nga Korça ka pranuar kryerjen e marrëdhënieve seksuale brenda në shtëpi duke theksuar se është një njeri pa komplekse. Ish-banorja shprehet edhe për lidhjet e tjera në BB dhe shton se, nuk është penduar për asgjë çfarë ka bërë në këtë reality show.

Lorena, si ndiheni tani që përfundoi eksperienca juaj në BB?

Aktualisht po shijoj lirinë. Jam pritur shumë mirë nga familja dhe nga shoqëria. Po marr veten nga lodhja dhe nga qëndrimi për 5 javë në shtëpi.

Pse thoni e lodhur?

Ndihem e lodhur përsa i përket organizimit të orarit.

Si mund ta cilësonit bashkëjetësën në BB?

Është shumë ndryshe kur e shikon BB nga jashtë dhe ndryshe kur hyn brenda. Nga jashtë çdo gjë duket shumë e thjeshtë, ndërsa kur hyn gjendesh përballë një presioni të paparë. Vëzhgimi nga kamerat si dhe njohja me njerëz të huaj, me të cilët duhet ta kalosh 24 orë në 24 është një nga pjesët më të vështira.

E ndiqni tani që jeni jashtë?

E ndjek kur kam kohë, kur zgjohem, përpara se të fle. Gjatë ditës kam edhe angazhime të tjera ndaj nuk mund t’a ndjek shumë.

Ju mungon Graciano?

Patjetër më mungon shumë edhe pse e shoh në televizor.

Si nisi lidhja juaj më Gracianon?

Gjithçka filloi si një tërheqje, unë u afrova shumë me Gracianon ndoshta ngaqë ishim edhe moshatar. Gradualisht gjërat po ecnin për mirë dhe mua më pëlqente shumë si djalë, si balerin, më preku historia e tij dhe lindën ndjenjat. Ishte një gjë shumë e bukur.

Do ta vazhdoni lidhjen jashtë shtëpisë?

Këtë e kemi diskutuar edhe me Gracianon brenda shtëpisë, dhe vendosëm që do t`a vazhdonim edhe kur të dilnim jashtë. Nuk e di si do ecë, por do të jetë një lidhje normale si gjithë të tjerat.

Je takuar me mamanë e Gracianos?

Po e kam takuar ditën që dola nga shtëpia e BB, por kemi pirë edhe kafe. Ajo ishte një person shumë i mirë njësoj siç e kishte përshkruar Graciano. Veç kësaj kam takuar edhe motrën e tij, mund të them që u ndjeva mirë pranë tyre.

Ju keni qënë një nga çiftet që keni pranuar se keni kryer marrëdhenie seksuale aty brenda, është e vërtet?

Ne e kemi pranuar që të dy që kemi kryer marrëdhenie seksuale me njëri-tjetrin. Unë jam një njeri pa komplekse dhe çdo gjë që kam bërë brenda shtëpisë, e kam ndjerë. Ndonëse ne ishim pjesë e një reality show, unë i mëshoj idesë që intimiteti është shumë personal, ndaj dhe nuk do doja të flisja shumë për këtë fakt.

Nuk menduat që mund të paragjykoheshit nga publiku apo qoftë edhe nga familja juaj?

Duke i njohur prindërit e mi e dija që ata do më kuptonin dhe në fakt nuk jam ndjerë në asnjë moment e paragjykuar prej tyre.

Po nga banorët e BB, u ndjetë e paragjykuar?

Mendoj se një pjesë e mirë e banorëve e kuptoi, ndërsa kur dola jashtë vura re që një pjesë tjetër e kishte diskutuar për javë të tëra, marrëdhënien tonë. Por dua të nënvizojë që lidhja ime me Gracianon nuk ishte lojë.

Si i shikoni lidhjet në BB?

Erioni dhe Klaudja mendojë që kanë qenë më tepër shok sesa të dashur, ndërkohë që Ermali me Françeksën kanë pasur një lidhje më të hapur, që për mua ishte reale.

Jeni shfaqur një tip shumë i qetë brenda shtëpisë, kështu jeni edhe jashtë?

Jam një tip i qetë, por jashtë e kam të zgjedhur shoqërinë time. Ndërkohë që në BB nuk arrita të përshtatesha me ta.

Kur ishit pjesë e BB, një nga shoqet tuaja ka thënë se është ndierë e çuditur nga sjellja juaj, keni një koment për këtë gjë?

Ajo është një nga vajzat me të cilat unë jetojë. Ajo është shprehur kështu sepse më priste më aktive në lojë dhe jo kaq të qetë.

Si e përjetoni famën?


Unë s’kam shumë që kam dal nga BB, por kam vëne re që më njohin. Më pëlqen më duket e lezetshme kjo pjesë.

Do t’i ruani kontaktet me banorët që nuk keni patur afrimitet brenda shtëpisë?

Nuk ka gjëra të ndara me thikë. Të gjithë aty brenda kishin të mirat dhe të këqijat e tyre. Nuk kam hatërmbetje me asnjë, do të mbaja shoqëri me të gjithë ata që do të donin të shoqëroheshin me mua.

Jeni penduar që u bëtë pjesë e këtij reality show, dhe nëse do të riktheheshit përsëri do të ndryshonit diçka në lojën tuaj?

Nuk jam penduar që u futa në BB, dhe mund të them që do të reagoja në bazë të situatave të caktuara.

Arbri ka qënë një nga banorët që keni pasur më shumë debate, pse mendoni që ju sulmonte?

Eh, kush nuk ka probleme me Arbrin, ai është njeri që do t’i fusë hundët gjithë andej.

Keni ndonjë shoqe brenda BB?

Kohët e fundit u afrova me Françekën. Dhe ajo është shprehur që nuk donte që unë të dilja nga shtëpia e BB. Françeska është një vajzë e zgjuar.

Çfarë do të mbani mend nga kjo eksperiencë?

Ishte një eksperiencë e bukur , dhe do të kujtojë momentet më të bukura aty brenda. Shoqërinë që po mbaj jashtë, pra ishte e paharrueshme.

Me cilën nga banorët po mbani kontakte tani që jeni jashtë?

Me Anilën, mendoj që kam gjetur një mike të mirë. Kam shumë konsideratë për Edin, si edhe për Dritanin të cilin, ndonëse nuk e njoha shumë mendoj që është një djalë me vlera.

Mund të më jepni një përkufizim për banorët me të cilët jetuat për 5 javë?

Ermali -magazineri i shtëpisë
Liami – dinak
Françeska- vajzë e zgjuar
Meti-manekin
Genta-humori i shtëpisë
Edi- i madh në të gjitha aspektet
Graciano- njeri i drejtë
Dritani-njeri me vlera
Gerta-egocentrike
Grandiola-vajzë me botë dhe me eksperinencë
Arbri-”oktapod”
Erioni- “mizë” pa kokë

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato