Mirjeta, sa e keni ndjekur e edicionin e pestë të Big Brother Albania?
Të them të drejtën nuk e kam ndjekur shumë, sepse kam qenë shumë e zenë me punë dhe jetën time personale.
Jemi në përfundim të këtij reality show, si ju duket ai në krahasim me BB4, ku ju keni marr pjesë?
Për sa e kam ndjekur dua të them se ka qenë interesant, por Big Brother 4 ka qenë më i bukur. Ndoshta më është dukur mua i tillë, ngaqë e kam përjetuar dhe nuk e kam ndjekur si spektatore.
Cili nga banorët ju duket më interesanti dhe kush mendon se do ta fitojë këtë BB?
Mua më pëlqen shumë Liami. Ai e luan bukur lojën e tij.
Si ju duken konkurrentet meshkuj, pasi ky edicion është cilësuar si BB me meshkuj më të bukur?
Të gjithë konkurrentët janë të bukur dhe interesant në mënyrën e tyre, si femrat ashtu edhe meshkujt. Është e vërtet që meshkujt janë shumë të bukur këtë vit, por edhe ne kemi patur simpatikët tanë (qesh).
Si i shikoni lidhjet brenda shtëpisë. Sa reale janë ato, nisur edhe nga eksperienca juaj personale?
Sipas eksperiencës time lidhjet tona kanë qenë të forta dhe të sinqerta, pavarësisht sesi shkuan më pas. Mua lidhja e Ermalit dhe Françeskës, më kujton në një fare mënyre lidhjen e Nedës me Ogrenin.
Si janë marrëdheniet tuaja me Marielin, sot pas shumë kohësh?
Kush është Marieli?!
Po me banorët e tjerë të BB4 ruani kontakte?
Mundohem të mbaj kontakt me banorët sa më shumë, por është e vështirë sepse unë jetoj në Londër. Megjithatë Klodianën e kam marr me vete në Londër dhe jetoj bashkë me të dhe motrën time.
Çfarë solli BB në jetën tuaj?
Big Brother solli një experience të bukur dhe një miqësi shumë të mirë me Klodianën. Nga ana tjetërpata mundësinë të njihem me kulturën dhe mentalitetin e atdheut tim, si dhe përmirësova gjuhën shqipe. Pra, më solli shumë gjëra dhe unë ndihem shumë e kënaqur.
Mendoni se ju bëri të njohur?
Më të njohur sigurisht që më bëri, por s'më bën përshtypje as për keq as mirë , sepse unë nga natyra jam tip i çlirët. (qesh)
Me se po merreni aktualisht?
Aktualisht po punojë, më pak qejf dhe më shumë punë për momentin.
Ndonje te re nga jeta juaj personale?
Jeta personale është personale. (qesh)
(xh.k/shqiptarja.com)
