BB5-Vëllai : E dashura e Liamit donte
që ai të hynte në BB

BB5-Vëllai : E dashura e Liamit donte<br />që ai të hynte në BB
Ai është cilësuar si një banorët më të forte brenda shtëpisë së Big Brother dhe një nga pretendentët kryesor për ta fituar këtë reality show. Amando Osmani i njohur si Liam, mban statusin i divorcuar po njëkohësisht është i vetmi banorë brenda shtëpisë që ka pohuar se, ka një lidhje serioze me një vajzën gjermane nga Kelni, Evelin Pollok. Një një intervistë për suplementin THASH&THEM, vëllai i vogël i Liam, Ariel Osmani, flet për divorcin, lidhjen me vajzën gjermane, si dhe për planet e Liamit kur ai të përfundojë eksperiencën e tij në BB. Arieli flet edhe për strategjinë e lojës së Liamit, duke pohuar se ai po luan por duke mos dal nga vetvetja. Osmani thotë se, Liami po e shijon eksperiencën e tij në BB dhe është shumë optimist në çdo situatë që ndodh brenda shtëpisë. Arieli flet edhe për të dashurën gjermane të Liamit, duke shtuar se ajo e ka mbështetur Liamin në këtë, aventurë të re të tijën.

Ariel e ndiqni Liamin?


Sigurisht që e ndjek, e kam pas ndjekur dhe jashtë shtëpisë. (qesh)
Si ju duket ai brenda shtëpisë së Big Brother?

Ështe i sjellshëm, nuk ofendon dhe më e rëndësishmja është optimist ndaj çdo situate. Besoj se kjo e ka bërë që javët e para të ishte në krye të kualifikimit.

Sa real është Liami brenda dhe jashtë shtëpisë?

Me sa e mbaj mend Liamin nuk është se ka pasur ndonjë kompleks të specifikuar, që ta pengonte dhe ta bënte atë të mos ishte vetvetja. Mendoj se edhe në BB po tregon që ka një karakter real, nuk është i shtirur ose të mendohet dy herë për të bërë diçka. Ai reagon siç i vjen. (qesh)

Në këndvështrimin tuaj po ndjek ai një strategji loje?

Për mendimin tim të gjithë konkurrentët ndjekin një lloj strategjie sepse janë brenda një loje që e kërkon një gjë të tillë. Këtë gjë po e bën edhe Liami por ai po e bën duke mos dal nga vetvetja dhe duke respektuar konkurrentet e tjerë.

Shumë nga ish - banorët e BB e kanë cilësuar si fitues të këtij reality show. Ju vet e shikoni të tillë?

Mendoj se, Liami është pretendent kryesore për të dal fitues nga ky reality show. Ish banorët dhe shumë njerëz të tjerë që përkrahin sjelljen dhe karakterin e tij e shikojnë atë fitues, edhe un jam një nga ata. Shpresoj ta fitojë, por mbetet në gjykimin e publikut se kush do ta fitojë këtë lojë.

Sa mendoni se e sulmojnë banorët brenda shtëpisë?

Kam venë re që sulmet kanë nisur ndaj Liamit gjatë javës së dytë të qëndrimit në shtëpi, që përkon me javën në të cilen ai ka dal si i preferuari publikut në televotim. Këto sulme ai ka arritur ti përballoj në mënyre të qetë. Gjithashtu mendoj se, një nga shkaqet që e kanë sulmuar, ka qenë për ti matur paksa dhe pulsin , në njëfarë mënyre për ta njohur (qesh). Mendoj se të gjithë kanë sulmuar njëri-tjetrin dhe mënyra e mbrojtjes, që kanë zgjedhur i ka bërë ata të zenë vend në radhitjen e të preferuarve nga publiku.

Si ju duket marrëdhënia e tij me Edgarin?

Marrëdhënia e tij me Edgarin ka qenë e mire pavarësisht se marrëdhëniet e Liamit kanë qenë të mira me të gjithë banorët. Kam dëgjuar që e ka gjykuar Liamin nëpërmjet origjinës së tij. Por personalisht nuk e kam parë live dhe nuk e di çfarë dialogjesh kanë kaluar midis tyre. Kjo më bën që të mos flas me kompetencë për këtë ngjarje. Por mund të them që është e gabuar të gjykosh dike nga origjina ose feja etj. Besoj se, Edgari kur të dal nga BB do jap sqarimin e duhur për publikun.

E kishte shprehur ai më përpara dëshirën për të qëne pjesë e BB?

Jo, nuk mbajë mend në vitet e kaluara të më ketë shprehur dëshirën për të marr pjesë në BB.

Si ju duket ai në raport me femrat brenda shtëpisë?

Mendoj se i ka të mira, është komunikues dhe deri në një farë mënyre ka respekt për
të gjitha. Pavarësisht se në situata të caktuara kapen e grinden, në fund raportet e tyre prapë mbeten të mira.

Po jashtë shtëpisë si është raporti i tij me femrat?

Mesa e kam parë ka raporte të mira është komunikues. Nuk ka ndonjë sjellje ndryshe nga ç’ka po tregon brenda në shtëpi.

Është mashkull që krijon lidhje të gjata apo i pëlqejnë më tepër flirtet?

Ka pasur dhe lidhje të gjata gjithashtu edhe flirte. Me pak fjalë ka provuar dhe anën e flirtit dhe atë të lidhjeve të gjata.

Ka deklaruar se ka një të dashur në Gjermani , keni kontaktuar me të e ndjek dhe si e shikon ajo lojën e Liamit në shtëpi?

Është e vërtet që ka një të dashur në Gjermani. Kam kontaktuar me të nëpërmjet internetit dhe më ka thënë që është shumë e kënaqur me sjelljen e Liamit brenda në shtëpi.

Ka qenë dakort ajo që ai të hynte në BB?

Po ka qenë shumë dakort (qesh)

Ka ardhur ndonjëherë në Shqipëri?

Jo, nuk ka ardhur.

Jeni në dijeni si janë njohur ata të dy?

Di që janë njohur në një ambient shoqëror.

Gjatë mbrëmjes së spektaklit ajo u shfaq në një video për Liamin dhe ai u emocionua, sa e rëndësishme është ajo për të?

Duket që është e rëndësishme deri sa ai e përmend gjithmonë. Kjo do të thotë që është e rëndësishme për të, dhe sa seriozisht e ka do ta tregojë koha.

Ndërkohë Liami ka qenë i martuar, çfarë dini ju për divorcin e tij?

Për divorcin e tij di shumë pak sepse kjo gjë ka ndodhur kur ai ka qenë në Gjermani. Mund t’iu them që ka qenë një ndarje konsensuale. Një përgjigje më të plotë mund ta merrni vet nga Liami, kur të dal nga BB.

E ka përjetuar ai këtë divorc?

Sigurisht që divorci është diçka e vështirë, por mendoj se, për shkaqet që kam thenë më sipër besoj se do ta ketë pasur më të lehtë.

Pas daljes nga BB Liami do të qendrojë në Shqipëri apo do kthehet në Gjermani?

Liami ka thenë që pas daljes nga shtëpia do të kthehet në Gjermani, sepse aty ka të dashurën, punën etj. Por ka thenë edhe që do të ushtrojë profesionin si Dj në Gjermani e Shqipëri.

A ka shoqëri Liami në Tiranë?

Po ka shoqëri të zgjeruar.

Është shprehur se i pëlqejne aventurat. Mund të na tregoni ndonjë aventurë të tij?

Avetnturat i ka kaluar me shokët e tij, pasi unë kam qenë diku tek 6 vjet më i vogël dhe kjo na ka berë që aventurat që ai ka kalur mos ti ndante me mua, sepse nuk e kisha shansin të ikja me ta (qesh). Po jam i sigurt që duhet të ketë shumë aventura. Edhe kjo mbetet një nga ato pyetjet ku Liami mund ti jap një përgjigje të plotë.

Ju jeni vëllai i tij i vogël, si janë raportet tuaja?


Me Liamin gjithmonë kam pasur raporte të mira, sigurisht që kemi pasur dhe përplasje mendimesh , por në përgjithësi i shikojmë gjërat njësoj. Pavarësisht se ka qenë për një kohë të gjatë në Gjermani kontaktin e kemi pasur gjithmonë nëpërmjet internetit.

Sa shpesh takoheni?

Kishim rreth 2 vjet që nuk takoheshim, pra nuk takohemi shpesh për arsye se ai jeton në Gjermani dhe nuk ka ardhur shpesh. Shpresoj pasi të dal të vij më shpesh në Shqipëri .

A keni si shembull Liamin në jetën tuaj?

Në disa aspekte po. Me sa më kanë thënë I ngjajë ne veprime e në mënyren e të bërit humor etj. Kjo ndodh sepse ai ka qenë më i madhi dhe unë si vëllai i tij i vogël, e kam imituar.

Si janë raportet e tij me familjen?

Marrëdhëniet e tij me familjen janë shumë të mira.

Prej sa vitesh punon Liami si Dj dhe sa e do realisht këtë punë që bën?

Ka diku tek 5 vjet që merret me muzikë si Dj, ku është aktivë në Koln të Gjermanisë ,duke luajtur në pube të ndryshme. Mendoj se e ka shumë me qejf, pasi ka pas dëgjuar gjithmonë muzikë elektronike. Pas daljes nga BB do ta ushtrojë profesionin e tij edhe në Shqipëri.

Mund të më tregoni një tjetër hobi të Liamit?

Mund t’iu them disa hobi që kemi pasur të përbashket si futbolli, basketboolli,ping pong,etj. Për një kohë të gjatë kemi qenë aktive si në futboll edhe në basketboll .

(xh.k/shqiptarja.com)



  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato