BB5, vëllai: Nuk donim
që Genta të hynte

BB5, vëllai: Nuk donim<br />që Genta të hynte
Ka qënë banorja e parë që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Me hyrjen në Big Brother Albania, Gentiana Gjalpi nga fshati Baban i Komunës së Devollit do t’iu tregojë të gjithëve se edhe një vajzë që vjen nga një vend i vogël dhe periferik, mund të jetë po aq e integruardhe e përparuar për shoqërinë.
Këtë gjë e ka demostruar qartazi këtë javë, me anë të debateve dhe situatave të krijuara brenda në shtëpi. 22 vjeçarja jeton aktualisht me gjyshen dhe gjyshin, 2 njerëzit me të shtrenjtë që ka. Familja e saj prej vitesh jeton në Greqi, dhe Gentiana shkon i viziton shpesh.
Në një intervistë ekskluzive për suplementin THASH& THEM vëllai i Gentianës, Elton Gjalpi na rrëfën, sesi e shikon ai Gentianën brenda shtëpisë dhe marrdhëniet që ajo ka me banorët e tjerë. Ai thotë se, në fillim ai dhe prindërit nuk ishin dakort që ajo të hynte në BB.

Po e ndiqni Big Brother Albania, si ju duket Gentiana?
Po e ndjekim. Ne na duket mirë deri tani sepse unë edhe familja ime nuk kemiqënë dakort, që ajo të ishte pjesë e Big Brother Albania. Genta më lajmëroi nëtelefon që do merrte pjesë, unë u gjeta I papërgatitur megjithatë I urova suksese.

Pse nuk donit që motra juaj të hynte në Big Brother?
Unë nuk kam qënë dakort sepse nuk më kanë pëlqyer asnjëherë formate të tilla, ku banorët merren me thashetheme. Nuk më pëlqen asnjëherë edhe fakti që femra dhe meshkuj të jenë bashkë. Para se Genta të hynte në Big Brother e kam ndjekur shumë pak këtë reality shoë, ndërsa tani më duket më interesant dhe më tërheqës. Jam dakort dhe e mbështes Gentianën në zgjedhjen e saj.

Cfarë mendon nëna dhe babai juaj për hyrjen e Gentës në BB?
Në fillim as ata nuk ishin dakort, por tani e kanë ndjekur dhe janë të kënaqur me sjelljen e saj brenda shtëpisë.

Gentiana pse jeton në Shqipëri?
Genta jeton në Shqipëri sepse vazhdoi studimet e larta, dhe më pas gjeti edhe një punë në Tiranë. Ajo na takon sepse vjen shpesh në Greqi.
E shikoni Gentianën si pretendente për të qënë ajo fituese e Big Brother Albania?
Mendojë që është shumë shpejtë për të folur për fituese. Asaj nuk i dihet sepse aty brenda ka edhe shumë konkurrentë të tjerë që janë të zgjuar.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane