BB5- Vlash Martika : Dua rikthehem me të ish- të dashurën time

BB5- Vlash Martika : Dua rikthehem me të ish- të dashurën time
Vlash Martika, ish konkurrenti i Big Brother Albania , i cili i është rikthyer tashmë jetës së përditshme pohon se, ndjen akoma për të dashurën e tij dhe se nuk është homoseksual. Me përfundimin e eksperiencës së tij në këtë reality show, Vlashi është njohur me deklaratat nëpër faqet e gazetave dhe i cilëson ato si shpifje kundrejt tij. Në një rrëfim për suplementin “THASH &THEM”, Vlashi thotë se ndjen akoma për ish të dashurën e tij dhe se mund të ketë një rikthim mes tyre. Ai mohon të ketë patur njohje me Hermes Nikaj, i njohur si Zogu i Tiranës, duke pohuar se gjithçka që Nikaj ka thënë janë gënjeshtra dhe mashtrime. Ai ka hedhur poshtë edhe zërat se është futur në BB, për të fituar çmimin e madh dhe për të larë disa borxhe të tij, duke pohuar se ai i është borxhli vetëm familjes së tij. Duke u ndalur te konkurrentët e BB, ai thotë se fitues do të jetë Liami.


Ka përfunduar eksperienca juaj në BB, e prisnit të dilnit kaq shpejt ?

Jo nuk e prisja por nëse publiku vendosi kështu duhet pranuar..

Sipas mendimit tuaj pse publiku ju votoi për të dal nga shtëpia?

Ndoshta ngaqë nuk më pa shumë të përfshirë në debate apo zënka që bëheshin në pjesën më të madhe në shtëpi, të cilat ishin për cigare apo ushqim. Kam dhenë aq sa kam mundur në aq kohë sa gjeja të lire me pak nga banorët aty brenda, pjesa tjetër e banorëve e kishin mendjen tek cigaret.

E ndiqni tani që jeni jashtë?

Kur jam në shtëpi po.

Si ju duken banorët e rinj?

Të avantazhuar pasi ata kanë parë shumë nga ky edicion dhe dinë ku të kapen me banorët që janë brenda.

Ndoqët ndonjë strategji të veçantë loje?

Jo. Kam treguar Vlashin ashtu si është dhe jashtë, të edukuar dhe të sjellshëm.

Nëse do të kishit ndjekur mendoni që do të ishit brenda shtëpisë sot?

Ndoshta por stategjitë të lodhin pasi tregojnë gjëra të karakterit që ti nuk i ke dhe në fund të fundit nuk kuptove asgjë nga ai banorë.

Me cilin nga banorët e BB, keni pasur marrëdheniet më të mira?

Me Françesken dhe Liamin.

Do ti ruani kontaktet me banorët e shtëpisë?

Me një pjesë të mirë të tyre besoj se po.

Cili ishte banori që nuk ju pëlqeu fare brenda shtëpisë dhe pse?

Erioni sepse e shihja pa karakter dhe bosh herë pas here.

Thatë që nuk përfshitë në debate për cigare e ushqim, por pjesë e këtij reality show ishin edhe disa model si, Ermali, Elvisi Meti, nuk ju pamë të bisedonit me ta për çështje të modës?

Kam diskutuar me Metin disa herë për modën dhe me Ermalin kam biseduar një herë. Për këtë temë kishte vlerë të diskutoja më shumë me ata që nuk dinin dhe tu tregoja gjëra të panjohura për to sepse këta të tre dinë mjaftueshëm gjëra dhe më shumë se 2 apo 3 herë nuk ke ç’bisedon më.

Si tu duken djemtë në fjalë?

Secili me të veçantat e tij.

Njihnit ndonjërin prej tyre jashtë shtëpisë?

Jo njihja vetëm Françesken pasi kemi qenë bashkë në një reality tjetër.

Elvisi me të dal nga BB, ka deklaruar që ju e keni ngacmuar si i komentoni këto deklarata të tijat?

Nuk me rezulton, gjithsesi nuk di cilën nga intervistat e tij të besoj se thotë këto fjalë por edhe i mohon në një tjetër intervistë.

Me Ermalin ju kemi parë shpesh të debatonit, pse ?

Shpeshherë kemi pasur disa debate në grup mes banorëve sepse secili nga ne shumë gjëra i shihte sipas mënyres së tij, ndërsa unë tek për tek me Ermalin kurrë.

Gjatë qëndrimit tuaj në shtëpi, jeni komentuar shumë në media i keni parë ato tani që jeni jashtë, si ju duken?

Shpifje dhe gënjeshtra të cilat u sqaruan gjatë emisionit Fan Club..

Si tu dukën vajzat brenda shtëpisë?

Kishte vajza të bukura, të edukuara dhe të sjellshme me të cilat i’a vlente të rrije..

Me cilën prej tyre patët më tepër afrimitet?

Me Françeskën.

Si ju duken lidhjet brenda shtëpisë?

Pjesë e lojës së atyre banorëve.

Cili ju duket banori më i fortë aty brenda?

Liami, luan goxha me të gjithë banorët.

Kush do donit ta fitonte këtë reality show?

Mendoje se Liami, do të ishte personi i duhur.

Janë komentuar shumë edhe prirjet tuaja seksuale, po ju bëj një pyetje të drejtëpërdrejtë që edhe publiku të jetë i qartë, jeni homoseksual apo jo?

Jo

Aktualisht jeni i lidhur Vlash?

Kam deklaruar edhe aty brenda në BB që lidhja ime ka përfunduar 1 javë para se të hyja në këtë reality shoë, por ku i dihet mbase shumë shpejt do kemi një rikthim pasi dashuroj akoma ish të dashurën time.

Si është ndjerë e ish e dashura juaj nga këto komente?

Kam folur me të dhe i ka ardhur keq për këto fjalë pasi nuk janë të vërteta.

Në një intervistë për suplementin tone Hermes Nikaj thotë që ju punoni në të njëjtën agjenci modelimi dhe që njiheni prej kohësh sa të vërteta janë këto deklarata ?

Po aq të vërteta sa të gjitha fjalët e thëna prej tij në adresën time. Një mashtrim total.

Një tjetër lajm që është botuar për ju, është se ju ishit futur në BB ngaqë keni shumë borxhe, sa të verteta janë këto thashetheme?

Kam qeshur pa fund me këto budallallëqe.. Unë i jam borxhli vetëm familjes sime për mënyren sesi më kanë edukuar dhe rritur duke mos më munguar asgjë.

Me çfarë po merreni aktualisht?

I jam rikthyer shkollës pasi kam lënë pas disa provime nga mungesa ime dhe i jam rikthyer punës në revistën Runëay, që unë drejtoj pasi duhet të dal numri i radhës pas pak ditësh.

Është modelimi qëllimi juaj kryesor në jetë?

Jo absolutisht, ka shumë gjëra që renditen para kësaj.

Si do ta kujtoni eksperiencën në BB?

Si një eksperiencë e bukur që e kisha kërkuar shumë dhe ja dola ta provoja.

Jeni penduar që u futët aty brenda?

Jo absolutisht, nëse do rikthehesha pas do ritentoja sërish të hyja në BB.

Mendoni që do t’iu ndihmojë më tepër në fushën e modës?

Uroj më shumë në fushën e televizionit dhe pse jo me ndonjë program të mirë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj, të ardhruat për frymë të shqiptarëve arrijnë 1.1 mln lekë! Borxhi për frymë i shqiptarëve pas cens shkon 610 mijë lekë

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj, të ardhruat për frymë të shqiptarëve arrijnë 1.1 mln lekë! Borxhi për frymë i shqiptarëve pas cens shkon 610 mijë lekë