BB6- Elena dhe Joana bëjnë thashetheme në dhomën e gjumit

BB6- Elena dhe Joana bëjnë thashetheme në dhomën e gjumit
Dinamikat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, atë të “Big Brotheri-t” shtohen çdo ditë e më shumë.

Nominimet janë padyshim një ndër diskutimet që i intereson më shumë banorëve, pasi prej tyre vendoset dhe fati i secilit për qëndrimin në shtëpi.

Këtë herë është Joana dhe Elena, të cilat janë larguar prej banorëve të tjerë dhe kanë filluar të diskutojnë në lidhje me nominimet.



Joana është shprehur se ndihet e lodhur, ngaqë e kanë dominuar çdo javë.

“Jam e sigurt që prapë më kanë nominuar këtë javë”, shprehet Joana.

Ndërsa Elena mendon se ka qenë Iliri ai që ka ndihmuar në nominimin e saj, duke gjykuar lojën që ata kanë bërë kundrejt banorëve të tjerë, duke thurur kurthe dhe intriga.



Më pas vajzat kanë folur në lidhje me përshtypjet e tyre për banorët ditën që kanë hyrë në shtepi.

Joana nuk ka lënë pa përmnedur antipatinë që ka për Elonën, duke thënë se për të stilistja nga Franca duhej të kishte dalë më kohë nga shtëpia.

Ndërsa Elena thotë se asaj nuk i kishte pëlqyer Eldora, pasi i kishte vetullat tatuazh.

Më pas vajzat janë çuar nga krevati për tu bashkuar me banorët e tjerë, të cilët vazhdonin të kërcenin e të këndonin.

(b.t/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Trump zgjedh ligjvënësen Elise Stefanik për Ambasadore në OKB

Trump zgjedh ligjvënësen Elise Stefanik për Ambasadore në OKB