Presidenti i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi padi nga 1 deri në 5 miliardë dollarë ndaj BBC pavarësisht se korporata kërkoi falje për fjalimin e redaktuar keq në emisionin Panorama,  por refuzoi ta kompensonte atë. 

Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One të premten në mbrëmje, Trump tha: “Ne do t’i padisim ata për një dëmshpërblim midis 1 miliard dollarësh [759 milionë paund] dhe 5 miliardë dollarësh, ndoshta javën tjetër.”

Të enjten, BBC tha se redaktimi i fjalimit të 6 janarit 2021 kishte dhënë pa dashje "përshtypjen e gabuar se Presidenti Trump kishte bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për veprime të dhunshme" dhe tha se nuk do të transmetohej më. Korporata i kërkoi falje presidentit, por tha se nuk do të paguante kompensim financiar.

"Mendoj se duhet ta bëj. Ata mashtruan. Ata ndryshuan fjalët që dilnin nga goja ime." u tha Trump gazetarëve për planin e tij për të ndërmarrë veprime ligjore. 

Ai tha se nuk e ka diskutuar ende çështjen me kryeministrin britanik Keir Starmer, por se kishte kërkuar të fliste me të.