Në orën 18:00 Donald Trump u betua si presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Ndërsa vëmendja e të gjitha mediave botërore ishte e përqendruar në këtë ceremoni që ka nisur prej disa orësh, një vështrim është hedhur edhe nga Shqipëria.
 
Prestigjiozja britanike BBC ka postuar një fotografi të festimeve të shqiptarëve në ditën e madhe të Donald Trump.
 
“Në Tiranë, Shqipëri mbështetësit festojnë ditën e Madhe të Trump”
, shkruhet në fotografinë e postuar nga BBC.

shqiperia feston

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com