BBC: Përmbyset autobusi që transportonte refugjatë nga Ukraina, mes tyre gra e fëmijë

BBC: Përmbyset autobusi që transportonte refugjatë nga Ukraina, mes tyre gra e fëmijë

Sipas disa raporteve thuhet se një autobus me 53 gra dhe fëmijë që po largoheshin nga lufta është përmbysur pranë qytetit të Pasvalys në Lituani, njofton BBC. Autobusi po udhëtonte nga kufiri Polako-Ukrainë në Finlandë kur shoferi humbi kontrollin rreth orës 06:00 me orën lokale (08:00 GMT), sipas kanalit televiziv kombëtar lituanez LRT.

Ai tha se të paktën 10 persona, përfshirë fëmijë, u plagosën. Ata u dërguan në spitalet aty pranë. Pasagjerët e mbetur u dërguan në qendrën kulturore Salociai, shkruan BBC.

Një nga pasagjerët i tha kanalit televiziv: "Në momentin që më zuri gjumi dhe autobusi u përmbys, vajza ime filloi të bërtiste dhe ne filluam të kërkonim mbesën time. Ajo ra nga vendi dhe përfundoi pranë shoferit. Falë Zotit nuk u lëndua."


Lajmi kryesor:

Zelensky: Çdo bombë ngre një mur me BE! Kievi: Marrëveshja me Rusinë e mundur brenda 10 ditëve! Mblidhet Këshilli i OKB-së: Të hetohet vrasja e civilëve në Ukrainë


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset