Sipas gazetarit Veliaj shihet gjerësisht si kryeministri i ardhshëm i vendit.
Në bashkëbisedim me gazetarin Veliaj thotë se"Evropa nuk mund të konkurrojë me Rusinë me avionë dhe bomba. Eshtë diplomacia marrëveshja ajo që e bën Europën kjo që është sot.Nuk ka avantazhe nga të qënit një geto, dhe Ballkani Perëndimor është sot një geto e rrethuar nga Bashkimi Europian. T’i thuash dikujt që është në epiqendër të jetës publike europiane se jeta është më e mirë në stolat e pasmë të Evropës dhe larg vendimarrjes, kjo kërkon shumë besim,” shton Veliaj.
Shqipëria është shndërruar në debatin kryesor dhe si një kartë e cila po luhet në Britani për të mbështetur apo kundërshtuar daljen e mbretërisë nga Bashkimi Europian.
Në shkrim citohet gazetari Alekandër Furrxhi sipas të cilit do të duhet një dekadë përpara se Shqipëria të anëtarësohet me kushtet e reja që kërkohen çdo vit.
Shqipëria ky vend i vogël i Ballkanit për një kohë të gjatë ka qenë i izoluar nga bota duke u konsideruar Koreja e Veriut e Europës. Pas kësaj periudhe vijon shkrimi , politikanët e korruptuar dhe gjyqtarët e kanë vështirësuar integrimin me pjesën tjetër të Europës.
Madje shumë prej themeluesve komunist janë ende në pushtet. Shqipëria e sheh anëtarësimin në BE si simbol se dekadës së izolimit po i vjen fundi. Sipas sondazheve të fundit më shumë se 90% e shqiptarëve duan të jenë pjesë e BE por ende vuajnë nga hijet e të kaluarës .
Shqipëria nuk mund të të eksportojë direkt në vendet e BE.
Shkrimi i BBC citon më tej kreun e Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka sipas të cilit nëse vendi ynë do të bëjë një gjë të tillë do të kishte një impakt të madh sidomos në produktet agrikulturore.
Ndërsa ambasadorja e BE në Shqipëri Romana Vlahutin shprehet se korrupsioni në politik dhe në drejtësi mbeten pengesat kryesore të së ardhmes së Shqipërisë.
Shkrimi më pas mbyllet duke thënë se liderët shqiptarë janë optimist. Një erë ndryshimi po vjen për Shqipërinë dhe ajo po fryn nga Brukseli. Shumë shqiptarë besojnë se anëtarësimi në BE do t’i ndihmojë të largojnë fantazmën e Enver Hoxhës dhe regjimin e tij.
Redaksia online
(s.m.shqiptarja.com)