BBC/Kosovë, mësues dhe policë të akuzuar në çështjen e adoleshentes së përdhunuar

BBC/Kosovë, mësues dhe policë të akuzuar në çështjen e adoleshentes së përdhunuar

Një adoleshente thuhet se është abuzuar nga një mësues dhe më pas nga një oficer policie mbi dy vjet, që nga viti 2017, kur ajo ishte 16 vjeçe.

Policia tha se në muajin shkurt ata kishin arrestuar një mësues, një polic dhe një gjinekolog, të akuzuar për kryerjen e një aborti të paligjshëm ndaj vajzës.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e përshkroi rastin në atë kohë si "tragjik".

Rasti, i raportuar për herë të parë nga faqja e internetit Insajderi, provokoi zemërim në Kosovë, duke çuar në një protestë për të drejtat e grave, para selisë së policisë në kryeqytetin Prishtinë.

Sipas AFP, prokurorët thanë të mërkurën se gjashtë të dyshuarit, përfshirë një mësues dhe një polic, ishin akuzuar në lidhje me rastin. Ata u akuzuan "nën dyshimin se kishin kryer veprat e abuzimit seksual, abuzimit të pozitës së tyre dhe nxitjen e një shtatëzënie të paligjshme", thanë prokurorët.

Cili është rasti?

Vajza, sipas Insajder, dyshohet se është përdhunuar për herë të parë në vitin 2017 nga mësuesi i saj në një qytezë në perëndim të kryeqytetit.

Kur ajo e raportoi rastin në polici, vajza dyshohet se është përdhunuar në mënyrë të përsëritur nga oficeri i caktuar për të hetuar mbi akuzat, - thuhet në uebfaqen Insajder.

Kur vajza mbeti shtatzënë, në janar të këtij viti, ajo u detyrua të bënte abort.

Mësuesi dhe polici i kanë mohuar pretendimet.

Kur Insajderi raportoi rastin, qindra gra dolën në rrugët e Kosovës, duke kërkuar drejtësi për viktimat e dhunës seksuale.

Duke tundur pllakata dhe duke hedhur parulla kundër policisë dhe gjyqësorit, protestuesit akuzuan autoritetet përkatëse në Kosovë.


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion