BDI, Ahmeti ngushëllon
familjen e Zogut

BDI, Ahmeti ngushëllon <br />familjen e Zogut
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka dërguar ngushëllimet e tij familjes mbretërore, për humbjen e pretendentit për fron, Leka Zogu.

"Të dashur familjar të NTM Leka Zogu I.

Në emër të të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të Bashkimit Demokratik për Integrim, si dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të NTM Leka Zogu I, trashëgimtar i Mbretit Zog.

Lajmin për ndarjen nga jeta të pretendentit të fronit mbretëror, NTM Leka Zogu I, e pranova me shumë dhimbje dhe hidhërim. NTM Leka Zogu I ka punuar me përkushtim për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë, andaj unë dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mijë ndajmë dhimbjen me familjen tuaj të nderuar dhe jemi pranë jush në këto çaste të vështira.NTM Lega Zogu do të kujtohet si figurë e rëndësishme në historinë kombëtare nga të gjithë shqiptarët në veçanti për përkushtimin e tij për mbrojtjen dhe promovimin e çështjes shqiptare në rajon.

Ndarja nga jeta e NTM Leka Zogu I është një humbje e madhe për familjen dhe për të gjithë shqiptarët, por unë shpreh bindjen që Oborri Mbretëror Shqiptar dhe trashëgimtari NTM Leka II do të vazhdojnë angazhimin e tij të pareshtur në promovimin e vlerave kombëtare me përkushtim edhe më të madh”. Thuhet në telegramin e ngushëllimit.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma