BDI kërkon zbardhjen e rastit
të Hazbi Idrizit

BDI kërkon zbardhjen e rastit<br />të Hazbi Idrizit
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmes një njoftimi për shtyp thekson se janë të tronditur thellë nga lajmi për vrasjen e anëtarit të tyre dhe kërkojnë nga institucionet të zbardhin motivet për këtë vrasje.

“BDI është tronditur sot thellë nga lajmi për vrasjen e anëtarit të familjes sonë dhe Kryetarit të Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi gjatë kryerjes së punës së tij zyrtare në shërbim të qytetarëve. Zemrat dhe mendjet tona në këto momente të rënda janë me familjarët dhe dashamirët e Hazbi Idrizi. Ftojmë institucionet të zbardhin motivet për këtë vrasje makabre e cila ka qenë paprovokuar në asnjë mënyrë. Të qoftë i lehtë dheu Hazbi”, thonë nga BDI.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore