BDI kërkon bashkim dhe përkrahje
 midis shqiptarëve në Maqedoni

BDI kërkon bashkim dhe përkrahje<br /> midis shqiptarëve në Maqedoni
Zgjedhjet lokale të 15 tetorit në Maqedoni kanë ndezur sërish debatet mbi faktorin shqiptar dhe rolin e tyre në këto zgjedhje.

Në zgjedhjet e dhjetorit 2016, për zgjedhjet vendore partitë shqiptare humbën 7 deputetë në krahasim me zgjedhjet e 4 vitëve më parë.

Duke u nisur nga disa faktorë që sipas BDI nxisin përçarjen mës shqiptarëve, kanë bërë publike një thirrje për shqiptarët, në të cilën shprehen si më poshtë:

Reagimi i plotw i BDI:
 
Pas nxitjes së përçarjes historike të votës shqiptare më 11 dhjetor dhe humbjes më se 9 deputetëve shqiptar.

Pas mosvotimit të Kryetarit të parë shqiptar të Kuvendit të Maqedonisë, z. Talat Xhaferri.

Pas nxitjes së dhunës në Kuvend nëpërmjet të këndimit të gabuar të himnit kombëtar për ti provokuar protestuesit maqedonas.

Pas braktisjes së Parlamentit më 27 prill.

Pas mosvotimit për shkarkimin e kryerprokurorit. Pas, mosvotimit për përfshirje në rend të ditës së ligjit për gjuhën.

Pas refuzimit të uljes dhe marrjes vesh me partitë tjera politike shqiptare.

Pas refuzimit të deklaratës së përbashkët shqiptare.
 
Sot, Levizja Besa dhe Bilall Kasami bashkë me eksponentët e kësaj partie po vihen edhe një herë në shërbim të forcave anti-kombetare duke punuar kundër kandidatit të vetëm shqiptar në Komunën e Kerçovës, z. Fatmir Dehari, dhe duke mos e përkrahur atë.

Ne kërkojmë që shqiptarët të bashkohen, të përkrahin njëri tjetrin, të dalin më të fuqishëm dhe më të unifikuar në mënyrë që të bëhen më të rëndësishëm.

Ftojmë votuesit që mos të bien pre e tendencave përçarëse dhe defaktorizuese, por të rreshtohen pas kandidateve me dinjitoz për Kryetar komune që do vihen në shërbim të tyre çdo ditë dhe për çdo nevojë.


Redaksia Online
A.Dr/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza