BE, 660 milionë euro ndihmë Kosovës për periudhën 2014-2020


Bruksel, 20 shkurt -Komisioneri i Bashkimit Evropian, për politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit Johannes Hahn tha sot në Bruksel se fluksi masiv i emigrantëve të paligjshëm nga Kosova drejt vendeve të  Bashkimit Evropian eshte për shkak krizes ekonomike dhe sociale për jetën ne këte vend, njofton agjencia e lajmeve "Presheva jonë" duke ju referuar burimeve te BE-së.
Komisioneri i BE-së, Johannes Hahn, këshilloi autoritetet në Prishtinë që të bëjnë më shumë për kontrollin e kufirit dhe t'i bindin qytetarët që po migrojnë, se nuk mund të fitojnë azil në vendet e Bashkimit Evropian.
Ai ka këshilluar autoritetet në Prishtinë se duhet të bëjnë më shumë ne uljen e papnuesisë dhe luftes kunder korupsionit, për  t'i bindur qytetarët që të mos emigrojnë.
Han ka thënë se BE-ja është e gatshme  që të japë mbështetje financiare Kosovës prej 660 milionë euro për periudhën 2014-2020, të cilat duhet të jenë të investuara në nxitjen e zhvillimit ekonomik.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU