TIRANË - 92 milionë euro është shuma që Bashkimi Europian ka akorduar në Shqipëri për sektorin bujqësor për periudhën 2014-2020. Qëllimi i këtij investimi është sigurimi i prodhimeve ushqimore shqiptare dhe konkurruese me vendet evropiane.
Ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vlahutin tha se qeveria shqiptare duhet të bëj investime themelore në përmirësimin e strukturave të prodhimit në vend.
"BE ka asistuar për zbatimin e strategjisë kombëtare për bujqësinë dhe për zhvillimin rural shumën prej 92 milionë euro për periudhën 2014 -2020 me qellim sigurimin e prodhimeve ushqimore me afat kohor të qëndrueshëm dhe konkurrues me vendet e tjera.Legjislacioni i ushqimit në BE është pjesë e akteve të rëndësishme , me të cilat duhet te përputhen të gjithë legjislacionet e vendeve qe duan t’i bashkohen BE. Çdo vend duhet të bëjë përpjekje në të gjithë zinxhirin e prodhimit ushqimor që nga fermerët dhe prodhuesit deri te tregtarët dhe konsumatori."- tha ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti deklaroi se qeveria shqiptare po bën përpjekje për prodhimin dhe sigurimin e ushqimit sipas standardeve evropiane.
Këto deklarata erdhën gjatë inaugurimit të godinës së re të Drejtorisë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Tiranë, e cila është financuar nga projekti IPA 2010 i Bashkimit Europian.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO