BE akuza Moskës:Po financon
partitë me frymë antieuropiane

BE akuza Moskës:Po financon<br />partitë me frymë antieuropiane
Shtohen  zërat se raportet mes Unionit dhe Moskës janë të tensionuara.

Në parlamentin Europian u publikua një rezolute e cila akuzon Kremlinin se po financon partitë dhe organizatat me frymë anti unionit .

“Qeveria ruse,- thuhet në dokumentin e votuar nga asamblea në Strasburg,- po përdor disa mjete, instrumente si Think tanks, televizionin shumëgjuhësor Russia Today, pseudo agjensi si Sputnik, mediat sociale për të sfiduar vlerat demokratike e për të ndarë Europën.”

Dokumenti  nënvizon nevojën që Europa të kundërshtojë këto mjete propaganduese. Në dokument përmendet edhe fakti sesi po shtohet presioni propagandist nga ana e grupeve xhihadiste.

I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i presidentit Vladimir Putin:  “Miratimi i një rezolute nga Parlamenti Europian  për të kundërshtuar propagandën  e vendeve të treta duke përfshirë dhe Rusinë  do të thote se jemi dëshmitarë se politika perëndimore po degradon” u shpreh Putin për agjensinë e lajmeve Tass.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot