BRUKSEL -Brukseli preferon të presë raportin përfundimtar të inspektorëve të OKB-së para se të bëjë "vlerësimin e tij përfundimtar" mbi atë se kush ka përdorur armët kimike në Siri.
 
Ka dalë sot ky lajm nga Michael Mann, zëdhënës i Përfaqësues së Lartë të BE, Catherine Ashton gjatë briefing në mesditë.
 
Armët kimike të përdorura nga autoritetet siriane? "Nuk kemi asnjë provë kundër dhe kemi marë informacionet e inteligjencës. Por - siç ka vërejtur zëdhënësi - parapëlqejmë të presim dhe të shohim përmbledhjen finale të inspektorëve të OKB-së para se të japim gjykime".

Mann ka theksuar se "komuniteti ndërkombëtar duhet të ketë një vizion të përbashkët për krizën siriane. Deri tani KS i OKB-së ka dështuar në gjetjen e kësaj marrëveshjeje. Shpresojmë që kjo të ndryshojë dhe komuniteti ndërkombëtar punon për t’i dhënë fund kësaj krize të tmerrshme".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)