Komisioni i Bashkimit Evropian (BE), njoftoi se deri në vitin 2020 do të investojë 1.5 miliardë dollarë në programet e hulumtimit dhe zhvillimit në fushën e inteligjencës artificiale.
Komisioni Evropian, publikoi masat për të rritur investimet dhe forcimin e konkurrencës në fushën e inteligjencës artificiale në shtetet anëtare.
Sipas kësaj BE-ja nga programi Horizon 2020, të cilën e krijoi për të mbështetur kërkimet shkencore, projektet e zhvillimit dhe inovacionit, do të realizojë një investim prej 1.5 miliardë dollarë në fushën e inteligjencës artificiale.
Me këtë burim do të mbështetet zhvillimi i inteligjencës artificiale në sektorët e rëndësishëm si transport dhe shëndetësi.
Ndërkohë, në shtetet anëtare të BE-së në fushën e inteligjencës artificiale në vit ndahen burime prej gjithsej 4 miliardë dollarë, ndërsa kjo shifër në SHBA kalon 20 miliardë dollarë.