BE: Do të kundërpërgjigjemi në
rast të proteksionizmit amerikan

BE: Do të kundërpërgjigjemi në<br />rast të proteksionizmit amerikan
BE-Jyrki Katainen, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se në rast të marrjes së masave proteksioniste nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nëse ndonjë reagon kundër interesave tona apo kundër rregullave ndërkombëtare, atëherë ne kemi mekanizmat tanë për të reaguar”, ka deklaruar Katainen në një intervistë për ““Financial Times”.

Ai gjithashtu ka shtuar se Bashkimi Evropian do të preferonte të shmangte një “luftë” ekonomike me SHBA-në, e cila sipas finlandezit do të ishte shkatërruese për ekonominë botërore.

Deficiti tregtar i SHBA-së, gjatë vitit të kaluar ka arritur nivelin më të lartë që prej viti 2012, ndërkohë që marrëdhëniet e çekuilibruara me Kinën dhe Evropën kanë bërë që presidenti Trump të kërcënoj me vendosje të barrierave doganore.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri