BE e bojkotoi, Ukraina anulon
samitin me presidentët

BE e bojkotoi, Ukraina anulon<br />samitin me presidentët
KIEV - Ukraina ka anuluar samitin me presidentët e vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, takim i cili ishte planifikuar të mbahej në datat 11 dhe 12 maj në kryeqytetin, Kiev.
Bojkoti i thuajse të gjitha vendeve anëtare të BE, në këtë samit pas dhunimit të ish kryeministres Julia Tymoshenko e ka detyruar qeverinë vendase që të shtyjë takimin për një datë të pacaktuar.
Lajmi u konfirmua nga Ministria e Jashtme e Ukrainës, e cila ka vendosur që të anulojë punimet. Prej javësh ky vend është përballur me presionin e Perëndimit për burgimin dhe keqtrajtimin e Tymoshenkos, ndërsa disa politikanë deklaruan bojkotin edhe të kampionatit të futbollit EURO 2O12 që do të mbahet në muajin Qershor.

PRESIDENTI SHQIPTAR BOJKOTOI SAMITIN
Presidenti i Republikës, Bamir Topi deklaroi pak ditë më parë se nuk do të merrte pjesë në samitin e Ukrainës. Gjatë konferencës për shtyp me homologun malazes, Topi ka bërë me dije se ka refuzuar ftesën në shenjë solidariteti me vendet e BE, të cilat shprehen kundër trajtimit jo njerëzor të ish kryeministres ukrainase Julia Timoshenko.
“Unë mund t’ju them sot që, dje në mëngjes unë kam paraqitur vendimin tim pranë strukturave tona diplomatike dhe pranë strukturave që menaxhojnë këtë Samit për të mos marrë pjesë duke iu bashkëngjitur linjës së vendeve të BE-së për të protestuar nëpërmjet bojkotit për mënyrën e trajtimit të ish-kryeministres Timoshenko, e cila natyrisht sikurse dihet edhe nëpërmjet përcjelljes që ka bërë media, po i nënshtrohet një trajtimi jo njerëzor. Kështu që, në mënyrë të qartë jemi shprehur që do të bojkotojmë këtë takim. Kuptohet bojkoti nuk bëhet ndaj vlerave të Samitit të Presidentëve, po bojkoti bëhet ndaj vendit mikpritës, jo si vend, Ukrainës, por pikërisht standardit të demokracisë që sot vërtet është një krizë të ushtrimit të tij”, tha Presidenti.



(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit