BE e SHBA:Zgjidhje të përhershme
për romët, ndëshkoni trafikantët

BE e SHBA:Zgjidhje të përhershme<br />për romët, ndëshkoni trafikantët
TIRANE -  Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, është përdorur nga përfaqësues të SHBA dhe BE , për të bërë apel të fortë që Shqipëria të respektojë parimet nderkombëtare.

Në konferencën e organizuar sot nga Avokati i Popullit Ambasadori i SHBA Alkesandër Arvizu, ka kërkuar zgjidhje të qëndrueshme për komunitetin rom por dhe më shumë punë në luftën e trafikut të qënieve njerëzore.

Ambasadori  Aleksandër Arvizu nxit Kuvendin të diskutojë propozimet e Avokatit të Popullit për më shumë të drejta komunitetin rom.
Duke iu referuar rastit të strehimit të 37 familjeve rome, Arvizu tha “Ende mungojnë zgjidhjet e përhershme. Nxisim Kuvendin të diskutojë propozimet e Avokatit të Popullit”- tha Arvizu.

TE LUFTOHET TRAFIKU I QENIEVE NJEREZORE
Ai ka kërkuar ndjekje penale për trafikantët e qenieve njerezore, në kushtet aktuale te se cilës e fusim Shqipërinë në listën e vendeve nën vëzhgim nga raportet e DASH.

"Raporti i DASH për Shqipërinë vendosi vendin tuaj, në listën e shteteve nën vëzhgim. Ne inkurajojmë qeverinë që ta kthejë insistimin e saj në një punë më të madhe. Më shumë ndjekje penale kundër trafikuesve si dhe një ndihmë më të madhe ndaj viktimave të trafikimit. Policia e shtetit shqiptar ka treguar një përmirësim për trajtimin e të burgosurve. Por policia do të punojë më tej për t’ju përgjigjur dhunës kundër grave. Më lini të jem shumë i qartë që të drejtat e njeriut janë një çështje shumë e rëndësishme. Ato janë pazgjidhshmërisht të lidhura me thelbin e sigurisë kombëtare", ka thënë Arvizu gjatë fjalës së tij.

Bashkë me ambasadorin e BE, Ettore Sequi, theksuan respektimin e të drejtave të komunitetit LGBT. Sequi tha se BE ka akorduar në vazhdimësi një sërë fondesh qeverisë shqiptare .
 
VOKSHI, TOTOZANIT: REAGO PER INCIDENTIN ME FOTON E ENVER HOXHES
 
Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka përdorur Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut për të lëshuar akuza ndaj kreut të Partisë Socialiste Edi Rama ndërsa këtij sulmi nuk i ka shpëtuar dot as kreu i AP.  Ajo i kërkoi kreut të Avokatit të Popullit Igli Totozani që të prononcohet publikisht  lidhur me incidentin e vendosjes së  fotos të dikatatorit Enver Hoxha gjatë ceremonisë sa mbajtur në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.  E pranishme në konferencën e organizuar nga Avokati i Popullit Vokshi foli për gjetjen e një mekanizmi përtej kaheve politike për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.  Kreu i AP Totozani vuri thekësinë tek respektimi i të drejtave të njeriut  ndërsa kërkoi bashkëpunimin me institucionet dhe dialog me shoqërinë.
 
CELIBASHI: PROMOVIMI I TE DREJTAVE TE NJERIUT PROCES I RENDESISHEM
 
Ministri  i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi e nisi fjalën e tij duke replikuar me deputeten Vokshi ndërsa ironizoi “ne shqiptarët nuk ja kursejmë vetes replikat as në ditët e dasmës”.   Sipas Celibashit “Promovimi i të drejtave të njeriut është një process shumë i rëndësishëm”. Ai u bëri apel qytetarëve që të ngrejnë zërin për çdo ankesë apo problem që ata kanë
 
DULE: QYTETARET JANE BERE PRE E DHUNIMIT TE TE DREJTAVE
 

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë Vangjel Dule tha se në këto vite është bërë pak për të mbrojtur të drejtat e njeriut.
 
“Në këto vite nuk është bërë shumë në këtë drejtim, qytetarët janë bërë shpesh herë pre e dhunimit të të drejtave të tyre në institucione të putshtetit vendor apo qëndror.
 Kuvendi mbështet fuqishëm punën e Avokatit të Popullit dhe punën e bërë prej tij, sidomos raportet e bëra në këto vite”-deklaroi nënkrytari i Kyvendit të Shqipërisë.  Dule foli për erën e ndryshimit që do të sjellë parlamenti shqiptar duke bashkëpunuar me institucionet që mbrojnë të drejtat e Njeriut. “Është problematike mos shqyrtimi i raporteve në kuvend, ku ato nuk janë marr parasysh prandaj ne do  ta ndryshojmë këtë situatë duke bashkëpunuar me këtë institucion”- u shpreh Dule.  
 
Redaksia Online
(azh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë