BE e zhgënjyer nga dështimi i negociatave mbi Maqedoninë 

/ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian është shumë i zhgënjyer nga sjellja e disa palëve në përfundim të negociatave të përqendruara në zgjidhjen e krizës së thellë politike që ka goditur Maqedoninë dhe të cilat ishin të pasuksesshme, deklaroi komisioneri evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn.
"Asnjë marrëveshje, për momentin, për vazhdimin e negociatave përsa i përket ish-Republikës jugosllave të Maqedonisë", theksoi komisioneri në një mesazh në rrjetin social Tweeter.
"Jam shumë i dëshpëruar nga mungesa e përgjegjësisë dhe lidershipit të disave", shtoi ai, pa dhënë shumë detaje.
Drejtuesit maqedonas kishin rënë dakord për organizimin e zgjedhjeve legjislative të parakohshme para fundit të muajit prill 2016, dy vjet para afatit kushtetues katër vjeçar.
Negociatat e organizuara në Bruksel, në të cilat morën pjesë drejtuesit kryesorë të vendit, do të mundësonin zgjidhjen e detajeve të zgjedhjeve si dhe reformave të detyrueshme.
"BE-ja u kërkon të gjitha palëve, në interes të vendit të tyre dhe qytetarëve, të arrijnë një kompromis politik të qendrueshëm, pa afat", theksoi BE në një komunikatë në përfundim të negociatave.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë