BE, Franca, Gjermania, bizneset
kundër pavarësisë së Katalonjës

BE, Franca, Gjermania, bizneset<br />kundër pavarësisë së Katalonjës<br>
Presidenti katalunjas Carles Puigdemont po përballet me një presion në rritje për të hequr dorë nga planet për të dalë nga Spanja përpara fjalimit të tij parlamentin rajonal.

Ka pasur spekulime se ai mund të shpallë një deklaratë të njëanshme të pavarësisë pas referendumit të diskutueshëm.

Franca dhe Gjermania kanë shprehur të dyja mbështetjen për një Spanjë të bashkuar.

Kryebashkiaku i Barcelonës i kërkoi z. Puigdemont dhe kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy të zgjidhin krizën.

Kryebashkiaku i Barcelonës Ada Colau i kërkoi atij të mos shpallte pavarësinë dhe gjithashtu i bëri thirrje z. Rajoy të përjashtonte kontrollin e drejtpërdrejtë nga Madridi.

Udhëheqësi i partisë opozitare spanjolle të Spanjës, Pedro Sanchez, i cili gjithashtu është kundër pavarësisë, u bë pjesë e debatit.

Ai u tha gazetarëve në Barcelonë se ai do të mbështesë veprimin nga qeveria e Madridit.

Qeveria spanjolle ka kërcënuar të pezullojë autonominë e rajonit veri-lindor.

Presioni ekonomik po rritet edhe në udhëheqësit separatistë katalanas, pasi kompanitë më të mëdha I zhvendosen zyrat qendrore larg rajonit, kryesisht në Madird.

Bashkimi Europian e ka bërë të qartë se nëse Katalonia do të ndahej nga Spanja, rajoni do të pushonte së qeni pjesë e BE.

Ka pasur mitingje të mëdha në Barcelonë kundër shkëputjes. Të paktën 350,000 njerëz u bashkuan me një protestë pro-bashkimi të dielën.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?