BE, Frans Timmermans: Pasoja
nëse nuk pranoni refugjatët

BE, Frans Timmermans: Pasoja<br />nëse nuk pranoni refugjatët

BE-Zëvendës presidenti i Komisionit Evropian Frans Timmermans, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se do të ketë pasoja për të gjitha ato vende të cilat nuk pranojnë pjesë e refugjatëve që është rënë dakord.

Gjatë konferencës, Timmermans, ka deklaruar se shpreson që presioni i vendeve të tjera të bindë disa nga vendet anëtare për të pranuar pjesën që u takon nga refugjatët të cilët ndodhen në Greqi dhe Itali.

“Komisioni mund të nisë procedurat për shkelje dhe ne sigurisht do ta konsiderojmë këtë si mundësi”, u shpreh Rimmermans.

Deri në muajin shtator 160 mijë refugjatë duhet të strehon në  vende të tjera evropiane, ndërkohë momentalisht vetëm 12 mijë refugjatë janë larguar nga Greqia dhe Italia drejt vendeve të tjera të Evropës.

BE-ja ra dakord për kuotën e refugjatëve gjatë vitit 2015, vendim të cilin disa vende të Evropës qendrore, e kundërshtuan me pretendimin se kjo kuotë ishte një sulm ndaj sovranitetit të vendeve të tyre.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Mjeti përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Mjeti përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital