TIRANE - Në një shkrim të Komisionerit për Zgjerimin e BE-së Stefan Fyle me bashkëautorësi të ministres së jashtme të Irlandës Lucinda Creighton
shkruhet se integrimi i Shqipërisë varet nga zgjedhjet.
Shkrimi me titull “Maintaining Momentum For EU Enlargement” i organizuar me rastin e 10 vjetorit të samitit BE- Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt në Selanik më 2003.Në këtë shkrim Fyle dhe Creighton analizojnë vendet e Ballkanit perëndimor në rrugën drejt integrimti europian.
Për Shqipërinë thuhet:
“Statusi i vendit kandidat për Shqipërinë mbetet brenda mundësive dhe zgjedhjet e këtij viti do të jenë një provë vendimtare për demokracinë atje. “
Për Ministren e jashtme të Irlandës e cila ka dhe presidencën e BE dhe Komisionerin për Zgjerimin e BE-së, ky vit është me plot mundësi për zgjerimin e BE por “sesa këto mundësi do të shfrytëzohen është në dorën e kandidatëve potencialë. Ne në emër të BE-së mund të konfirmojmë se mbetemi të angazhuar për procesin dhe do të mbajmë premtimet tona për t'i afruar këto vende me BE-në, sapo reformat e nevojshme dhe kriteret të jenë plotësuar”- thuhet në shkrimin e publikuar dje në eurasiareview.com.
"Qëllimi kryesor eshte forcimi i BE-se. Viti aktual eshte premtues sa i takon kësaj. Pas publikimit të raporteve nga KE në muajin prill, vendet anëtare të BE-së, nën drejtimin e Presidences Irlandeze, do të konsiderojnë nëse është bërë progres i mjaftueshëm për të hapur negociatat e anëtarësimit me Serbinë dhe Maqedoninë, dhe për të aprovuar nisjen e negociatave të MSA-së me Kosovën. Për Malin e Zi, faza e parë e ashtuquajtur, skanim i negociatave, është përmbyllur në fushat e gjyqësorit, të drejtave themelore, lirisë dhe sigurisë"- deklarojnë në shkrimin e tyre Fyle dhe ministrja e jashtme e Irlandës Lucinda Creighton
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com