Komisioni Evropian
LUKSEMBURG, 20 qershor /ATSH-AFP/ - Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian vendosën sot të mbyllin procedurën e deficitit të tepërt për gjashtë shtete anëtare të BE-së, ku deficiti ka vajtur nën nivelin e tre për qind të PBB-së.
Gjashtë vendet në fjalë, dalja e të cilave nga kjo procedurë u propozua nga Komisioni Evropian, janë Belgjika, Austria, Holanda dhe Sllovakia, pra katër nga eurozona si dhe Danimarka dhe Republika Çeke, që nuk janë pjesë e monedhës unike.
"Ky vendim e ul numrin e vendeve në deficit të tepërt nga 24 që ishte tre vite më parë në 11, në 28 anëtarë të BE-së", theksoi komisioneri evropian i Punëve Ekonomike, Olli Rehn, gjatë një konference për shtyp në përfundim të mbledhjes së ministrave të Financave në Luksemburg./
/G.S/