BE: Gjysma e refugjatëve që kanë mbërritur në Bashkimin Evropian janë fëmijë

BE: Gjysma e refugjatëve që kanë mbërritur në Bashkimin Evropian janë fëmijë

'Fëmijët përbëjnë gjysmën e 3.8 milionë refugjatëve nga Ukraina që kanë mbërritur në Bashkimin Evropian që nga pushtimi rus', kështu ka thënë komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson.

'Numri i të ardhurve është në rënie, kulmi që kishim ishte 200,000 ardhje në ditë, tani është ulur në 40,000 në ditë,' tha ajo.

Johansson njoftoi gjithashtu se ministrat e brendshëm të BE-së kishin rënë dakord për një platformë të gjerë të BE-së për regjistrimin e refugjatëve që mbërrijnë dhe të aplikojnë për mbrojtje të përkohshme.

Komisionerja e BE-së vuri në dukje se udhëzimet e përbashkëta për pritjen dhe mbështetjen e fëmijëve, përfshijnë të miturit e pashoqëruar, madje dhe një plan kundër trafikimit, janë miratuar nga ministrat e BE.


Lajmi kryesor:

Roman Abramoviç e konfirmon: Më helmuan gjatë negociatave! Zelensky: Gati të diskutojmë për neutralitetin, duam Italinë mes garantuesve të sigurisë! Çlirohet Irpini


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës