BE-ja do të hapë hetim paraprak mbi ndryshimet në Poloni ndaj ligjit të Gjykatës Kushtetuese nga partia konservatore në pushtet. Zv.presidenti i Komisionit Europian, Frans Timmermans tha se bëhet fjalë për etapën e parë të procedurës për mbrojtjen e Shtetit të së Drejtës.