BE i kërkon Kosovës kthimin e serbëve në institucione, masat hiqen kur të ndërmerren hapa për uljen e tensioneve në Veri

BE i kërkon Kosovës kthimin e serbëve në institucione, masat hiqen kur të ndërmerren hapa për uljen e tensioneve në Veri

Këshilli Europian

Këshilli Evropian ka publikuar sot konkluzionet sa i përket Republikës së Kosovës. Një pikë specifike e këtyre konkluzioneve iu kushtohet masave ndëshkuese që ka vendosur BE-ja për Kosovën.

Këshilli Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që të bëjë të mundur ri integrimin e gjyqtarëve, prokurorëve, policëve dhe pjesës tjetër të serbëve në të gjitha institucionet e Kosovës që janë larguar nga viti 2022, shkruan Gazeta Express.

Ky ri integrim i tyre pritet që të bëhet në përputhje me marrëveshjet e dialogut dhe në respektim të plot të ligjit.

Në këtë pikë të konkluzioneve, Këshilli thotë se BE-ja do t’i largojë masat ndëshkuese nëse paralelisht do të ndërmerren veprime nga Kosova për të de-përshkallëzuar tensionet në Veri të vendit.

“Këshilli i bën thirrje Kosovës që të mundësojë riintegrimin e gjyqtarëve, prokurorëve, policëve dhe personelit tjetër serb të Kosovës në të gjitha institucionet e Kosovës që ata u larguan në vitin 2022. Këshilli pret që riintegrimi të bëhet në përputhje me marrëveshjet e Dialogut dhe me respekt të plotë të Kosovës kuadri ligjor. Në përputhje me deklaratën e 3 qershorit 2023 të Përfaqësuesit të Lartë në emër të BE-së, BE-ja ka zbatuar masa të kthyeshme ndaj Kosovës. BE-ja gradualisht do t’i heqë këto masa paralelisht me hapat e mëtejshëm të Kosovës për të de-përshkallëzuar tensionet në veri. Këshilli do të mbetet i interesuar për këto çështje”, thuhet në pikën 87 të konkluzioneve.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj