Në Bruksel ka përfunduar takimi i ministrave të Bashkimit Evropian në kuadër të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, në të cilin janë miratuar edhe konkluzat për procesin e zgjerimit dhe për procesin e stabilizim-asociimit.
Bashkimi Europian i kërkon edhe njëherë politikës shqiptare që të bashkëpunojë dhe të ketë dialog konstruktiv. Në konkluzionet e Këshillit i ministrave të Bashkimit Europian për Shqipërinë theksohet se duhet dialog konstruktiv dhe i qëndrueshëm mes Qeverisë dhe opozitës lidhur për reformat e BE.
“Kjo është përgjegjësi e përbashkët e qeverisë dhe opozitës për të siguruar që debati politik të zhvillohet në parlament”, theksohet në një nga konkluzionet e Këshillit. Ky dialog sipas BE është tejet i rëndësishëm për progresit e vendit drejt integrimit. Hapja e negociatave për Shqipërinë do të konsiderohet vetëm kur Komisioni Evropian të konsiderojë se vendi ka përmbushur kriteret e përcaktuara.
Pasi përshëndet masat e marra nga Shqipëria, Brukseli thekson se shumë sfida mbeten për t’u zgjidhur nga Shqipëria, duke ju referuar 5 kushteve e Komisionit Europian për hapjen e negociatave tê anëtarësimit.
Për reformën administrative, Këshilli kërkon që qeveria shqiptare të rrisë profesionalizmin dhe depolitizimin në administratën publike. Sipas Këshillit të Ministrave të BE-së, duhet rritur pavarësia, përgjegjshmëria dhe efikasiteti i sistemit tê drejtësisë.
“Reforma e drejtësisë duhet bërë në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin e Venecias”, theksohet në konkluzionet e Këshillit i ministrave të Bashkimit Evropian. Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar është një tjetër kërkesë. Brukseli kërkon përforcimin e të drejtave të njeriut dhe politikat anti-diskriminuese, si dhe çështjes së pronave.
Po ashtu Shqipërisë i kërkohet të vazhdojë reformat ekonomike për të rritur konkurrueshmërinë, klimën e favorshme për biznesin, për të arritur konsolidimin fiskal, për të ulur papunësinë dhe nivelin e lartë të ekonomisë informale.
/Shqiptarja.com

VIDEO
'Bojkoti, faji i qeverisë e opozitës'