TIRANË- Bashkimi Europian do të japë për Shqipërinë 82 milonë euro, nëpërmjet programit IPA. Gjatë ceremonisë së firmosjes së kësaj marrëveshje të rëndësishme nga ministrja Klajda Gjosha dhe ambasaodri i BE-së Etore Sekui, u vu theksi të vazhdimi i reformave sidomos në sistemin e drejtësisë.

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha dhe ambasadori i Bashkimit Europian, Etore Sekui, kanë firmosur marrëveshjen e financimit të grantit për Shqipërinë, nëpërmjet programit IPA 2013. Ministrja Klajda Gjosha tha se fondet për Shqipërinë janë 64 milionë euro, që deri në fund të këtij viti shkojnë në 82. 
 
Nga ana e tij ambasadori, Etore Sekui u ndal edhe situata politike në vend, ku sqaroi edhe njëherë se duhet bërë  më shumë në luftën kundër korrupsionin dhe krimimit të organizuar. Ndërkohë, për reformat e ndryshme në vend, ambasadori përsëriti qëndrimin e Brukselit, për gjithëpërfshirja mes kampeve politike.

”Procesi i integrimit është në interes të të gjithëve dhe opozitës. Nga procesi integrimit mund të përfitojnë qytetarët. Dhe opozita është në një pozitë që me anë të një procesi të integrimit të mbikqyr më mirë qeverinë. Por duhet të forcohet shteti të se drejtës dhe duhet një gjyqësor eficentë. Sepse ky sektor ka rëndësi të madhe në integrimin në BE. Ne presim që Shqipëria të ketë rezultate në luftën ndaj krimit të organizuar, në mënyrë që shqipërisë t'i jepet status ii vendity kandidat. Duhet që për reformnat të ketë progres dhe gjithëpërfshirje të gjithë faktorëve politik’, tha Sekui.

Në ndryshim nga vitet e kaluara, pjesa më e madhe e këtij granti do të shkojë për bujqësinë dhe zhvillimin rural, shifër që në total shkon në 36 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër për 12 projekte të tjera në reforma në administratën publike, drejtësinë dhe çështjet e brendëshme dhe çështje të tjera horizontale.

Redaksia online
(esh.shqiptarja.com)