PRISHTINË, 24 Qershor /ATSH-B.Jashari/ -Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka organizuar sot një takim konsultativ me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile për të diskutuar situatën aktuale lidhur me reformat kryesore dhe prioritetet e Kosovës që do të raportohen në Raportin e ardhshëm të Progresit për Kosovën.
Secila temë u mbulua me prezantimet e organizatave të ndryshme të shoqërisë civile të ndryshme dhe u përcoll me diskutime.
Këtë vit, organizatat e shoqërisë civile, të udhëhequra nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur, kanë bërë përpjekje të mëdha në përgatitjen e një dokumenti të konsoliduar për të gjitha fushat e mbuluara nga Raporti i Progresit.
Ky është takimi i pestë plenar - konsultimi vjetor me organizatat e shoqërisë civile, të organizuara nga Zyra e BE-së në Kosovë.
onsultimet me shoqërinë civile mbahen para çdo takimit sektorial të Dialogut të PSA. Takimi i sotëm do të trajtojë raportin e progresit dhe takimin plenar të Dialogut për MSA me Qeverinë, i cili do të mbahet në vjeshtë./gj.m//a.ke/
/Shqiptarja.com