BE-ja miraton paketën prej 1 miliard € në mbështetje të reformave dhe bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi. Financimet do të jenë të disponueshme për Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën etj.”Kjo paketë shpreh angazhimin tonë të madh ndaj perspektivës së BE-së” tha Johannes Hahn, Komisioneri Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit.