BE-ja refuzon iniciativën kineze
për “Rrugën e Mëndafshit”

BE-ja refuzon iniciativën kineze<br />për “Rrugën e Mëndafshit”
Bashkimi Europian ka refuzuar ofertën e Pekinit zyrtar për atë që quhet si revolucioni global infrastrukturor. Sipas vendeve anëtare oferta miliardëshe e Kinës nuk merr parasysh problemet e mjedisit dhe ato sociale dhe se ajo nuk ka transparencë.
 
Sipas gazetës Britanike “The Guardian”, e cila citon një diplomat të lartë të BE-së të jetë shprehur se BE-ja e meriton këtë projekt dhe mendon se ai do të ketë sukses vetëm nëse bazohet në transparencë dhe partneritet.
 
Me sa duket për befasinë e kinezëve, BE-ja ishte e bashkuar në këtë çështje”, citohet diplomati.
 
“The Guardian” thekson se europianet kanë patur edhe shqetësimin për mungesën e transparencës për prokurimet e punëve të mëdha që përmban projekti i prezantuar në Samitin e fundit në Kinë.
 
Ndërkohë nga ana e vet presidenti kinez, Xi Jinping ka bërë thirrje që të hiqet dorë nga proteksionizmi dhe t’i hapet rruga globalizmit.
 
Ai e ka cilësuar projektin e vet  që ndryshe e quan edhe si Rruga moderne e Mëndafshit si projekt të shekullit që do t’i japë shkëlqim qytetërimit njerëzor.
 
Për realizimin e tij Kina ka ofruar jo pak dhe ai parashikon rrugë,porte, hekurudha, gazsjellës etj...



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët