BE-ja thirrje Turqisë për t'u
distancuar nga deklaratat abuzive

BE-Bashkimi Evropian i ka bëri thirrje Turqisë për t’u distancuar nga çdo formë e deklaratave abuzive.
 
BE-ja i bën thirrje Turqisë për vetëpërmbajtje ndaj çdo deklarate të tepruar dhe veprimeve që rrezikojnë të përshkallëzojnë më tej situatën", thuhet në një deklaratë të shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, e përpiluar së bashku me komisionerin Johannes Hahn, përgjegjës për politikën e fqinjësisë në Bashkimin Evropian.
 
Turqia ka bërë një sërë deklaratash kundër Gjermanisë dhe së fundmi kundër Holandës, për shkak të ndalimit të disa mitingjeve pro-referendumit turk për të kaluar vendin nga një republikë parlamentare në presidenciale, në këto vende.
 
Pas krizës diplomatike me Gjermaninë, Turqia u përfshi në një krizë diplomatike me Holandën për shkak se kjo e fundit refuzoi të lejonte ministrat turk të merrnin pjesë në mitingje elektorale pro-Erdoganit.
 
Ndërkohë Holanda ka mbyllur ambasadën dhe konsullatën e saj në Ankara për shkaqe sigurie.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave