BRUKSEL- BE-ja dhe Japonia arritën një marrëveshje politike për një traktat të tregtisë së lirë, përgjigje e përbashkët kjo, për tendencat proteksioniste të SHBA.
“Ne kemi arritur një marrëveshje politike në nivel ministerial. Ne rekomandojmë tashmë për drejtuesit ta konfirmojnë këtë gjatë samitit BE-Japoni parashikuar nesër në Bruksel”, u shpreh komisionerja evropiane për Tregtinë, Cecilia Malmstrom pas takimit me ministrin japonez të Punëve të Jashtme, Fumio Kishida.
Samiti, që do të zhvillohet nesër, do të mbledhë presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, atë Këshillit Evropian, i cili përfaqëson shtetet anëtare, Donald Tusk si dhe kryeministri japonez, Shinzo Abe.
“Ne kemi mundur të konfirmojmë arritjen e një marrëveshjeje”, deklaroi Kishida për gazetarët japonezë në Bruksel, raporton stacioni televiziv japonez, NHK.
Bashkimi Europian dhe Japonia kanë larguar çdo dyshim për një marrëveshje politike para zhvillimit të G20-s që do të zhvillohet të premten dhe të shtunën në Hamburg të Gjermanisë.
Njoftimi për një marrëveshjeje të tillë para samitit ju mundëson atyre dërgimin e një sinjal të fortë në mbështetje të tregtisë së lirë, veçanërisht për presidentin amerikan, Trump, i cili ka shqetësuar partnerët me politikat e tij proteksioniste.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com