BE, Juncker: Mbështesim Ukrainën
gati 600 milionë euro ndihma

BE, Juncker: Mbështesim Ukrainën<br />gati 600 milionë euro ndihma
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili zhvilloi ditën e djeshme një takim me kryeministrin e ukrainas, Volodymyr Groysman, ka konfirmuar mbështetjen e BE-së për Ukrainën në konfliktin e saj me Rusinë.

Juncker është shprehur se BE-ja mbështet Ukrainën në konfliktin e saj me Rusinë duke thënë se “të gjithë, në veçanti vendet fqinje, duhet të respektojnë sovranitetin e vendit”.

Gjithashtu presidenti i Komisionit Evropian ka deklaruar se në javët në vijim Bashkimi Evropa, do t’i japë Ukrainës pjesën e dytë të ndihmave prej 600 milionë eurosh.

“Brenda 2-3 vite vendi ka zhvilluar reforma më të rëndësishme se sa në 20 vitet e mëparshme. Ukrainasit kanë të drejtë të marrin diçka në këmbim”, u shpreh Juncker, duke theksuar se liberalizimi i vizave për Ukrainën do të ndodhte përpara verës.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Drejtori i policisë Rrugore të Tiranës qwllon me shpullw njw qytetarw

Drejtori i policisë Rrugore të Tiranës qwllon me shpullw njw qytetarw