Be kërkon rifillimin e proçesit politik
në Siri nën drejtimin e OKB

Be kërkon rifillimin e proçesit politik<br />në Siri nën drejtimin e OKB<br>
Shefat e diplomacisë evropiane shprehën sot shqetësimin e tyre përballë zhvillimeve të krizës siriane dhe kërkuan të përfshihen në një rifillim të bisedimeve për paqe nën drejtimin e OKB-së.

“Ne do të diskutojmë për një mbështetje humanitare, por gjithashtu do të shohim se si mund të përdorim pushtetin e BE-së për të mbështetur procesin e drejtuar nga OKB, që ka hasur vështirësi këto javët e fundit”, theksoi shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini në Sofje, ku janë mbledhur ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së.

“Objektivi është të mobilizojmë një mbështetje humanitare si për sirianët që jetojnë në vend, ashtu dhe për ata që jetojnë në vendet fqinje, veçanërisht në Jordani, Liban dhe në Turqi”, shtoi ajo.

Ministri gjerman, Sigmar Gabriel kërkoi që BE-ja të përfshihet në një rifillim të procesit politik në Siri dhe të bëjë gjithçka që të ndalohet përshkallëzimi ushtarak në veri të Sirisë.

Turqia filloi më 20 janar një ofensivë ushtarake në veri të Sirisë kundër enklavës së Afrines dhe Njësive të Mbrojtjes së Popullit (YPG), organizatë që Ankaraja e konsideron si terroriste, por që është gjithashtu një aleate kyçe e SHBA-së në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik.

“Kjo është një situatë vërtet kritike ku dy ushtritë më të mëdha të NATO-s, janë pothuajse ballë për ballë”, theksoi ministri austriak, Karin Kneissl.

“Ne ishim në një luftë civile dhe tashmë ekziston rreziku i krizës rajonale”, shtoi homologu francez, Jean-Yves Le Drian.

Le Drian kërkoi që bisedimet për paqe, aktualisht të bllokuara, të rinisin sa më shpejt duke uruar që mandati i të dërguarit të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura të riforcohet.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit