BE ka kërkuar takim urgjent
Kosovë - Serbi, tema reciprociteti

BE ka kërkuar takim urgjent<br />Kosovë - Serbi, tema reciprociteti
Me ftesë të Bashkimit Evropian, delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog Edita Tahiri, ka udhëtuar për në Vjenë për të marrë pjesë në takimin urgjent të ftuar nga BE në lidhje me njohjen reciproke mes dy shteteve të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme të njohura si ADR (the European Agreement concerning the International Carriage of Dangerous Goods by Road).

Zyra për Informim e Qeverisë së Kosovës, në njoftimin për media, thotë se përpjekjet e BE-së për zgjidhjen e çështjes për njohjen reciproke të certifikatave ADR janë në përkrahje të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit për tregtinë e lirë mes dy shteteve të arritur në vitin 2011 dhe në pajtim me parimet e CEFTA-s.

Për këtë çështje është biseduar në Bruksel gati më shumë se shtatë muaj me kërkesën dhe insistimin e ministres për Dialog Edita Tahiri, që nga koha kur Serbia bllokoi importet nga Kosova. Mirëpo, Serbia nuk tregoi gatishmëri që përmes dialogut të Brukselit të arrihet marrëveshja për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së, edhe pse më parë ishin arritur marrëveshje për njohjen reciproke të certifikatave fitosanitare dhe të produkteve famaceutike. Si kundërpërgjigje për mosgatishmërinë e Serbisë dhe vënien e bllokadës për importin nga Kosova në kundërshtim me CEFTA-n, Qeveria e Kosovës mori vendim për masa reciprociteti për mosnjohjen e certifikatave dhe ndaloi importin e mallrave të rrezikshme nga Serbia, vendim ky të cilin e mori Ministria për Tregti dhe Industri”, thuhet në këtë njoftim.

Më tej theksohet se qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është se derisa të mos arrihet marrëveshja me ndërmjetësimin e BE-së për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së, masat e reciprocitetit nuk do të hiqen.

Ministria për Dialog thuhet ta ketë njoftuar rregullisht BE-në për këto zhvillime duke argumentuar se “sjellja e Serbisë është në kundërshtim me parimet evropiane për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, e cila rezultoi në thirrjen urgjente të këtij takimi”. Gazeta Ekspres

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011