BE, KE miraton zgjatjen e kontrollit
të kufijve të brendshëm

BE, KE miraton zgjatjen e kontrollit<br />të kufijve të brendshëm
Komisioni Evropian ka miratuar ditën e djeshme një zgjatje të afatit për kontrollin e kufijve brenda Bashkimit Evropian për një kohë 3 mujore.

Kontrollet e kufijve të brendshëm në BE, u vendosën me kërkesën e 5 vendeve të  cilat u përpallën me një fluks të madh të emigrantëve në vitin 2015.

Ndërkohë edhe pse kjo masë është miratuar nga KE, vendet anëtare duhet të miratojnë formalisht këtë masë të ekzekutivit evropian.

Vendet që do të preken nga kjo mase janë Gjermania, Austria, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia.

Gjithashtu Gjermania ka kërkuar edhe më parë zgjatjen e kontrollit të kufijve të saj, për shkak të sulmeve terroriste që kanë goditur vendin.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari