BE kërcënon Panamanë, Cameron:
Kisha aksione në kompani offshore

BE kërcënon Panamanë, Cameron:<br />Kisha aksione në kompani offshore
Bashkimi europian ka kërcënuar se do të vendos sanksione ndaj Panamasë, nëse vendi vazhdon të refuzojë  të bashkëpunojë për të luftuar pastrimin e parave dhe evazionit fiskal. Vendimi vjen pas shpërthimit të skandalit të Panama papers ku shumë prej personave publikë ishin të përfshirë në krijimin e parajsave fiskale per tiu shmangur taksave.

BE duhet të jetë e gatshme pwr ti goditur  kwto vende me sanksione nwse nuk bashkwpunojnw u shpreh komisioneri i Bashkimit Europian pwr cwshtjet financiare Pierre Moscovici.

Ndërsa një ditë më parë president ii panamasë varela u shpreh se do të krijojë një pandel me eskpertë ndërkombëtar të cilët do të shqyrtojnë të gjitha rastet dhe do të përforcojnë transparencën e praktikave ligjore dhe ekonomike.
Ndërkohë një nga politikanët të cilët u përfshinë në Skandal ishte dhe kryemnistri britanik David Cameron. Ky i fundit pranoi se ka pasur aksione në kompaninë offshore të themeluar nga i ati, Lan. 

Dokumentet e publikuara në skandalin “Panama Papers” hedhin dyshime se kjo kompani mund të jetë përdorur për të shmangur taksat nga Dejvid Kameron dhe familja e tij. Por kryeministri Kameron mohoi kategorikisht këto akuza, gjatë  nje interviste dhe premtoi se do të publikojë deklaratat e shlyerjes së deytrimeve. Sipas ligjeve në Britaninë e Madhe, firmat offshore nuk janë të ilegale.

Redaksia online
(e.m./shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari